Një fluks i madh qytetarësh prej dy ditësh i drejtohet spitalit të rrethit Krujë, me shenja helmimi. Ndonëse blutë e qytetit raportojnë për 35 persona të helmuar, “FaxNews” ka mësuar se numri është edhe më i lartë.
Paraprakisht bëhet me dije se që prej ditës së shtunë mbi 100 qytetarë kanë shkuar në spital kryesisht me diarre, të vjella, dhimbje barku dhe temperaturë.
Burime thanë për “FaxNews” se të sëmurët janë të moshave të ndryshme, duke filluar nga fëmijët e deri te të moshuarit, të cilët prej më shumë se 24 orësh pasi i drejtohen spitalit për mjekim, marrin ndihmën e nevojshme dhe dërgohen në banesat e tyre.
Vlen të theksohet se qytetarët janë banorë të lagjeve të ndryshme të qytetit, gjë kjo që rrit ndjeshëm dyshimet se ata mund të jenë helmuar nga uji i rrjetit, i cili në Krujë konsumohet masivisht.
Sipas mjekëve, kemi të bëjmë me intoksikim alimentar, por origjina e tij mbetet për t’u verifikuar, ndërsa nga ana e personelit të Shëndetit Publik janë marrë disa mostra të ujit të rrjetit, të cilat janë dërguar për ekzaminim dhe rezultatet e të cilave pritet të vonojnë afro dy ditë.
“Janë hëlmu kalamajtë nga uji. Janë shfaq dje masdite. Prej ujit. Nuk e dime. I ka ngel ujit. Fëmijët e shkollës mungojnë shumë. S’di më gjatë. Mramë ka bo vaki. Numrin e saktë nuk e di po është mush spitali me kalamaj”, tha banori i Krujës.
Me një total të sëmurësh që rritet orë pas ore, edhe më alarmante bëhet situata me institucionet shëndetësore të rrethit, që nuk kanë lëshuar asnjë njoftim që t’i paralajmërojë qytetarët që të konsumojë ujin e rubinetit.
Njoftimi:
Krujë/Informacion paraprak
Policia e Krujës, pas marrjes së njoftimit mesditën e sotme, nga urgjenca e Spitalit të Krujës, se dy ditët e fundit kanë shkuar për ndihmë mjekësore, rreth 35 shtetas, të cilët dyshohet se janë helmuar, menjëherë ka ngritur grupin hetimor, i cili ka shkuar në spitalin e Krujës dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e shkakut.
Nga ana e Policisë janë njoftuar organet e shëndetit publik dhe të AKU-së, për të sqaruar këtë situatë. Priten analizat nga DSHP Krujë dhe Tiranë.
Grupi hetimor po kryen të gjitha veprimet procedurale, me qëllim zbardhjen e shkakut dhe sqarimin e rrethanave të këtyre rasteve.Krujë/Informacion paraprak
Policia e Krujës, pas marrjes së njoftimit mesditën e sotme, nga urgjenca e Spitalit të Krujës, se dy ditët e fundit kanë shkuar për ndihmë mjekësore, rreth 35 shtetas, të cilët dyshohet se janë helmuar, menjëherë ka ngritur grupin hetimor, i cili ka shkuar në spitalin e Krujës dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e shkakut.
Nga ana e Policisë janë njoftuar organet e shëndetit publik dhe të AKU-së, për të sqaruar këtë situatë. Priten analizat nga DSHP Krujë dhe Tiranë.
Grupi hetimor po kryen të gjitha veprimet procedurale, me qëllim zbardhjen e shkakut dhe sqarimin e rrethanave të këtyre rasteve.
(E.H/Faxweb.al)
Discussion about this post