05:21 | 28/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Prokuroria e Përmetit apelon vendimin e gjykatës për Henri Çilin

17:37 | 05/03/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Kam besim tek SPAK, bënë mirë që e kaluan aty”, Henri Çili: Prokuroria të më thotë kë kam takuar

Prokuroria e Përmetit ka apeluar vendimin për ndryshimin e masës së sigurisë për botuesin Henri Çili.

Vendimi është apeluar nga prokurori në Gjykatën e Apelit të Gjirokastrës. Apelimi është depozituar këtë të enjte në gjykatë.

Veprimi i Prokurorisë së Përmetit ka ardhur pak ditë pasi Hneri Çili u la i lirë me masën “Detyrim paraqitje”, pasi u akuzua se do të ndikonte në një proces gjyqësor.

Vetë i akuzuari, u mbrojt duke treguar se nuk ishte i vërtet pretendimi i Prokurorisë se ai do të ndikonte në një vendim gjyqësor.

Ditën e sotme nënjë konferencë për mediat duke iu referuar gjashtë akuzave që rëndojnë ndaj tij, Çili tha se asnjë prej tyre nuk qendrojnë, ndërsa tha se çështja ishte në proces negociimi.

Botuesi tha se nuk ka pasur asnjë takim me gjykatës për këtë çështje, ndërsa shtoi se jo vetëm do të kërkojë ndryshimin e masës së sigurisë, por në fund do të kërkojë edhe dëmshpërblim nga ana e gjykatës.

Sipas Çilit arrestimi i tij dhe i avokatëve është bërë në shkelje me çdo procedurë ligjore, pasi ata nuk kishin asnjë rrezikshmëri që mund të largoheshin nga vendi, apo të prishnin prova.

Pjesë nga fjala e Çilit:

Fillimisht do të doja që tiu shpjegoja se pse jam këtu.

Gjatë gjithë këtyre ditëve media është mbushur me versionin e prokurorisë dhe të policisë, dhe ishte më minimalja që dhe unë të jepja versionin tim.

Unë dhe dy avokatët e mi jemi ndaluar në shkelje shumë të hapur të procedurave, ku si unë ashtu dhe avokatët nuk kemi pasur asnjë precedent të mëparshëm penal, nuk kishte indicie që të largohesha nga vendi, dhe nuk kisha asnjë shans për prishjen e provave, pasi gjendesha prej muajsh nën përgjim.

Nuk kishte asnjë arsye të ligjshme për arrestimin tim, do të kishte qenë më mirë që të ishte hetim në gjendje të lirë, dhe jo masë detyrimi paraqitjeje.

Së pari unë jam i përfshirë në çështjen në fjalë si ortak, i një shoqërie drejtësie, kam 75% të aksioneve të Legal Studio dhe nuk jam as si botues, as si drejtues i UET.

Unë kam negociuar me persona të ndryshëm për konsulenca, që është konform ligjit. Ishte ende në fazë përgatitore, një kompani e re, unë kam marrë përsipër që të bëj dhe fushata komunikimi, duke iu referuar profesionit që kam pasur si gazetar.

Unë nuk do ti referohem asnjë elementi të Gjykatës së Përmetit, duke qenë se nuk dua të prish sekretin hetimor, por fillimisht dua që ti refereohem akuzës së mashtrimit, nuk kam mashtruar askënd dhe për asnjë lloj çështje. Janë bërë kontakte me persona që kanë të afërm të arrestuar, për klientë të ndyshëm.

Nuk kam falsifikuar asnjë dokument, dhe as kam marrë pjesë në falsifikimin e ndonjë akti.

Nuk kam fshehur asnjë të ardhur, për një arsye të thjeshtë, pasi në të dy rastet ne kemi qenë në fazën e negocimit, nuk kemi pasur asnjë arkëtim, dhe rrjedhimisht nuk nuk kemi pasur çfarë të fshehim.

Në lidhje me ndikimin e paligjshëm nuk kam takuar asnjë gjykatës, apo funksionar të drejtësisë për të ndikuar për vendime të ardhshme gjyqsore. Në lidhje me këtë nuk kam takuar asnjë person.

Pastrimi i produkteve të veprës penale, sa kohë qënuk është realizuar asnjë e ardhur, nuk ka si unë të pastrojë produkte të tilla.

Me zotin Fishta kemi folur për projekte që do të zhvillohet në Shëngjin, është e vërtetë që e kam njohur përmes një prej klientëve të mi.

Natyrisht që do ta apeloj vendimin për detyrim paraqitjeje, dhe më pas do të kërkoj dhe dëmshpërblim.

Etiketa: henri cili
Pas

Koronavirusi kapi ekonominë/ Fasoneria s’ka shitje në Itali dhe lëndë të parë nga Kina

Para

“Do të riparojmë godinën”, pasi “bën shtatzënë” nxënësen, reagon Besa Shahini: Drejtorja po bën një punë të mirë, do të marrim masa me opozitën jashtëparlamentare

Para
“Do të riparojmë godinën”, pasi “bën shtatzënë” nxënësen, reagon Besa Shahini: Drejtorja po bën një punë të mirë, do të marrim masa me opozitën jashtëparlamentare

"Do të riparojmë godinën", pasi "bën shtatzënë" nxënësen, reagon Besa Shahini: Drejtorja po bën një punë të mirë, do të marrim masa me opozitën jashtëparlamentare

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ministri i Jashtëm izraelit: Bota ka detyrim të ndalojë Iranin nga zotërimi i armës bërthamore

Republika Demokratike e Kongos dhe Ruanda nënshkruajnë marrëveshjen e shumëpritur të paqes në Uashington

Vuçiç u drejtohet studentëve protestues: Ultimatumi juaj nuk është pranuar

Trump flet sërish për Kosovën e Serbinë: Ishin gati për luftë të madhe, unë e ndala!

Zjarr i madh në Peshtan të Fierit, digjen rreth 400 dëngje bari dhe një stallë bagëtish(PAMJET)

Dronët ukrainas shkatërrojnë dy bombardues SU-34 në aeroportin rus

Kosovë, debat për votim të fshehtë/ Kandidatja për kryetare e kuvendit, Haxhiu: Nëse nuk marr 61 vota tërhiqem! Opozita njofton bojkot

Gjermania pezullon për 2 vjet ribashkimin familjar për refugjatët me status mbrojtjeje

124 mjekë të rinj specializantë nënshkruajnë kontratën me MSHMS, Koçiu: Do jeni dëshmitar të transformimeve në QSUNT

Trump kërcënon Iranin: Ju bombardojmë përsëri nëse vazhdoni programin bërthamor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.