Një pacient është hedhur nga kati i katërt i spitalit të Sanatoriumit, i infektuar me Covid-19 dhe ka ndërruar jetë.
Bëhet fjalë për një 65 vjeçar nga Fushë-Kruja i identifikuar si Hasan Mira, i cili kishte dy ditë i shtruar në spital në gjendje të rënduar shëndetësore, por jo i intubuar.
65-vjeçari ishte në një gjendje të stabilizuar ndërkohë që ende nuk bëhet e ditur se çfarë e ka shtyrë të moshuarin ti japë fund jetës së tij. Mësohet se Mira është vjehrri i deputetit Gjetan Gjetani.
Kjo është ngjarja e dytë e rëndë që përsëritet vetëm brenda pak javësh në spitalin “Shefqet Ndroqi”, pasi pak javë më parë, 29-vjeçari Xhino Koça, i infektuar me Covid-19, i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i tretë.
Kujtojmë se Xhino Koça po trajtohej në spítalin “Shefqet Ndroqi” pasi ishte ínfektuar me korónavirus, sémundje e cila mendohet që ti ketë rénduar gjendjen psíkologjike derisa vendosi të vetëvrítéj.
Por vdekja e tij u la në heshtje, dhe askush nga institucionet përkatëse nuk dha një arsyetim në lidhje me veprimin fatal të të riut, ndërkohë që gjendja rëndohet edhe me përsëritjen e aktit të rëndë.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 02.09.2020, rreth orës 20:00, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një spitali shtetasi H.M., 65 vjeç dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
(M.Q/Faxweb.al)