10:33 | 16/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Humb jetën një person tek Infektivi nga COVID-19, konfirmohen 31 raste të reja

11:03 | 12/06/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Humb jetën një person tek Infektivi nga COVID-19, konfirmohen 31 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 31 raste të reja, ndërkohë që një person ka humbur jetën. Ministria bën të ditur se ka ndërruar jetë një 71-vjeçar tek spiatli Infektivit.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 300 testime për të dyshuar të prekur me Covid19 nga të cilat janë konfirmuar 31 raste pozitive, pjesa më e madhe kontakte familjare të rasteve të konfirmuara pozitivë, por ka disa raste të reja në proces hetimi në Elbasan, Vlorë, Shkodër dhe Tiranë. Shpërndarja e rasteve të reja është si vijon: 8 raste në Tiranë, 6 në Pukë, 5 në Shkodër, 5 në Vlorë, nga 2 raste në Durrës, Krujë, Elbasan, dhe 1 rast në Lushnje.

Lajmi i mirë është se gjatë 24 orëve të fundit numri i të shëruarve është më i lartë se ai i të prekurve nga Covid19. Janë shëruar 33 qytetarë. Por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, një pacient nuk e ka fituar dot betejën me Covid19. Në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë në spitalin infektiv një pacient 71 vjeçar nga Durrësi, i shtruar prej më shumë se dy javësh.

Po ashtu bëhet e ditur se aktualisht në spitalin infektiv po marrin sherbim 48 pacientë, prej tyre 7 janë në terapi intensive. Në vendin tonë janë aktualisht 346 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë ku ka transmetime komunitare.

Njfotimi i plotë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e fillon kominikimin e sotëm me një thirrje për ndërgjegjësim për të gjithë popullatën, të jemi më të kujdesshëm për shëndetin tonë dhe të afërmve tanë ndaj Covid19, të respektojmë distancimin fizik jo më pak se 1.5 m, aty ku nuk është e mundur të respektohet të përdoret maska mjekësore, të evitojmë grumbullimet masive, në ceremoni festive, mortore, fetare, të evitojmë kontaktet, dhënien e duarve dhe përqafimeve, të respektojmë higjenën respiratore, kollitje e teshtime të kryhen në këndin e brrylit dhe të gjitha masat duhet të kombinohen me higjienën e larjes së duarve. Është shumë e rëndësishme që në këtë luftë kundër Covid 19 të jemi të gjithë bashkë!!

Kanë vijuar testimet në Laboratorin e Virologjisë në ISHP, hetimi dhe gjurmimi aktiv i rasteve në terren. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 300 testime për të dyshuar të prekur me Covid19 nga të cilat janë konfirmuar 31 raste pozitive, pjesa më e madhe kontakte familjare të rasteve të konfirmuara pozitivë, por ka disa raste të reja në proces hetimi në Elbasan, Vlorë, Shkodër dhe Tiranë.
Shpërndarja e rasteve të reja është si vijon: 8 raste në Tiranë, 6 në Pukë, 5 në Shkodër, 5 në Vlorë, nga 2 raste në Durrës, Krujë, Elbasan, dhe 1 rast në Lushnje.

Lajmi i mirë është se gjatë 24 orëve të fundit numri i të shëruarve është më i lartë se ai i të prekurve nga Covid19. Janë shëruar 33 qytetarë.

Por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, një pacient nuk e ka fituar dot betejën me Covid19. Në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë në spitalin infektiv një pacient 71 vjeçar nga Durrësi, i shtruar prej më shumë se dy javësh.

Aktualisht në spitalin infektiv po marrin sherbim 48 pacientë, prej tyre 7 janë në terapi intensive. Në vendin tonë janë aktualisht 346 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë ku ka transmetime komunitare.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju fton edhe njëherë për t’u treguar të kujdesshëm për respektimin e rregullave dhe për të mos e ulur vigjilencën në asnjë moment.

Nëse keni shenja të sëmundjes telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127 dhe në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.

Etiketa: 31 raste te reja
Pas

“Thonë se ngjajmë”, Eni Çobani zbulon me këtë bashkim fotosh sozinë e saj

Para

Bie ndjeshëm numri i të shtruarve në spital/ Zgjerohen vatrat, harta e shpërndarjes së koronavirusit

Para
Dalin shifrat, sa shtretër ka gjithsej në Infektiv, në front me koronavirusin janë vetëm 109 punonjës

Bie ndjeshëm numri i të shtruarve në spital/ Zgjerohen vatrat, harta e shpërndarjes së koronavirusit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Po digjte mbeturina në oborr, humb jetën tragjikisht 78-vjeçari në Kurbin

Terror në Iran: Vrasje dhe arrestime, Khamenei hakmerret ndaj “spiunëve”

Vazhdon vala e dorëheqjeve në Vlorë

Fier/ Zaptoi hapësirën publike në plazhin e Darëzezës, policia sekuestron 62 çadra e shezlongë! Nën hetim 41-vjeçari

Korçë/Finalizohet operacioni “Split”, arrestohet 21-vjeçari që shiste kanabis në doza

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore

Aksident në aksin Skërficë-Sarandë, makina e turistes përmbyset në rrugë

Vrasja e Renis Dobrës, mes personave të shoqëruar edhe një vajzë

BE ende pa marrëveshje për sanksione shtesë ndaj Rusisë

Lista e kundërmasave të BE ndaj SHBA është gati! Tarifa të reja mund të vendosen mbi eksportet amerikane

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.