Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në spitalin “Covid2”, ku një pacient i infektuar me Covid-19 i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i katërt.
Bëhet me dije se pacienti është identifikuar si Hasan Mira, 65-vjeç nga Klosi dhe është vjehrri i deputetit Gjetan Gjetani. Gjetani është zgjedhur nga PS në 2017, më pas ai iu bashkua LSI.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme, ndërkohë që Hasan Miri, vetëm para dy ditësh kishte rezultuar i infektuar me Covid-19 dhe ishte shtruar në spitalin Covid-2, nga ku dhe u vetëhodh. Ai ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, por jo në intubimit.
Kjo është ngjarja e dytë e rëndë që përsëritet vetëm brenda pak javësh në spitalin “Shefqet Ndroqi”, pasi pak javë më parë, 29-vjeçari Xhino Koça, i infektuar me Covid-19, i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i tretë.
Kujtojmë se Xhino Koça po trajtohej në spítalin “Shefqet Ndroqi” pasi ishte ínfektuar me korónavirus, sémundje e cila mendohet që ti ketë rénduar gjendjen psíkologjike derisa vendosi të vetëvrítéj.
Por vdekja e tij u la në heshtje, dhe askush nga institucionet përkatëse nuk dha një arsyetim në lidhje me veprimin fatal të të riut, ndërkohë që gjendja rëndohet edhe me përsëritjen e aktit të rëndë.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 02.09.2020, rreth orës 20:00, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një spitali shtetasi H.M., 65 vjeç dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
(M.Q/Faxweb.al)