06:04 | 09/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

I duhen 6 vota nga opozita, Ruçi dhe Rama presin në takim Myslim Murrizin, Nimet Musain dhe Edmond Stojkun

10:00 | 09/06/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
I duhen 6 vota nga opozita, Ruçi dhe Rama presin në takim Myslim Murrizin, Nimet Musain dhe Edmond Stojkun

Një ditë pas letrës së 3 kryetarëve të grupeve parlamentare opozitare, Ruçi i thërret në takim Myslim Murrizin, Nimet Musain dhe Edmond Stojkun. Takimi pritet të zhvillohet pas përfundimit të Këshillit Kombëtar të Integrimit, në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.

Ndërkohë që nesër 3 kryetarët e grupeve parlamentare opozitare do të takohen me kryeministrin Edi Rama, për shkak se këtij të fundit i duhen edhe gjashtë vota, për të kaluar në Kuvend Reformën Zgjedhore.

Opozita në parlament ka deklaruar se nuk do ti kalojë ndryshimet në Kodin Zgjedhor, nëse nuk zbatohen kërkesat e tyre për listat e hapura dhe për ndryshimin e sistemit. Kujtojmë se mazhoranca në Kuvend ka 78 vota, dhe i duhen edhe gjashtë të tjera , në mënyrë që të mund të kalojë Reformën Zgjedhore.

Letra e plotë që deputetët i nisën Ruçit:

Jemi vënë në dijeni të Marrëveshjes së arritur jashtë institucionit të Kuvendit të Shqipërisë ndërmjet Partisë Socialiste, Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim në lidhje me ndryshimet në Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë.

Ju bëjmë me dije se kjo Marrëveshje është në shkelje të legjitimitetit të Kuvendit të Shqipërisë, pasi i imponohet vendimarrjes sovrane të këtij institucioni.

Në frymën e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, e cila përcakton qartë në Nenin81,pika 2,gërma “c” se ndryshimet në ligjin përzgjedhjet e përgjithshme dhe vendore miratohen me tri të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit, si opozitë parlamentare kemi propozuar dy kushte të panegociueshme, plotësimi i të cilave sjell votimin tonënë Kuvend:

A) Kodi i Ri Zgjedhor duhet të jetë i ri, jo një arnim skandaloz i Kodit të vjetër Zgjedhorku shkelen me të dyja këmbët rekomandimet e OSBE/ODIHR. Ata që ikën nga parlamenti nuk mund ta mbajnë peng as parlamentin as procesin zgjedhor në Shqipëri si pas hesapeve të tyre, qoftë edhe me bekimin e kryetarit të maxhorancës që sillet edhe si Ali edhe si Kadi si pas hesapeve të tij.

B) Shumica në Kuvendin e Shqipërisë duhet të na krijojë kushtet dhe garancitë për një dialog serioz, transparent dhe të hapur, PËR KALIMIN NGA LISTAT E MBYLLURA TEK LISTAT E HAPURA.

Ne ju kërkojmë që brenda 48 orësh,Ju të thërrisni një tryezë dialogu mes nesh dhe për faqësuesve të maxhorancës ku vetëm prania e kryetarit/kryeministrit Rama do të ishte prova e seriozitetit të tryezës.

Ju bëjmë me dije zoti Kryetar i Kuvendit se në mungesë të plotësimit të kushteve të mësipërme, deputetët e opozitës parlamentare nuk mundet dhe nuk do ta votojnë produktin e dale nga një marrëveshje pazari jashtë institucionit të Kuvendit të Shqipërisë.
Zoti Kryetar,

Ju nuk duhet të bëni gabimin e shumë kujt që kujton gabimisht se ne jemi kartona në dispozicion të Lulzimit apo Monikës! Për ne janë ata kartat e djegura dhe marrëveshja e tyre me Ramën është kartë e djegur njësoj si mandatet e tyre. Ne nuk duam as t’ju kërcënojmë me bojkot dhe as t’ju imponojmë një Pazar të ri pas pazarit të vjetër. Por ne nuk do ta gëlltisim çorbën e prishur të të ashtu quajturit Këshill Politik. Prandaj ju sugjerojmë të mos e nën vleftësoni këtë kërkesë dhe të na mundësoni tryezën e dialogut brenda institucionit të parlamentit brenda 48 orësh. Ky nuk është një ultimatum, po ne jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e Reformës Zgjedhore dhe për kohën që ikën shpejt. (E.K/Faxweb.al)

Pas

Dalin detaje për ánkesat e sùlmeve të pòlicisë, árrestuan edhe fëmijë që luanin me shkop apo mbanin çantë shpine

Para

”Gënjeva gruan që shkova në Manzë”, Sazan Guri tregon tre veprat penale që po kryhen me mbetjet

Para
”Gënjeva gruan që shkova në Manzë”, Sazan Guri tregon tre veprat penale që po kryhen me mbetjet

''Gënjeva gruan që shkova në Manzë", Sazan Guri tregon tre veprat penale që po kryhen me mbetjet

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Bllokada detare nuk do të thyhet”, Izraeli paralajmërojn se do të ndalojë anijen e aktivistëve të nisur drejt Gazës

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA-ve, si funksionon dhe pse presidenti mund të marrë kontrollin e saj

Izraeli nuk do të lejojë Greta Thunberg të shkojë në Gaza

Parashikimi i zymtë për Ukrainën: Hakmarrja e Putin s’ka ndodhur ende

Bisedimet SHBA-Kinë vendosen në Londër, palët diskutojnë për herë të dytë tarifat tregtare

Zgjedhjet në dy komuna lokale, test për Vuçiçin

“Shpenzoni për mbrojtjen”, Rutte: Investoni 5% të GDP, ose filloni të mësoni rusisht

Dita e fundit e “Defender 25”, Ministri Vengu ndjek demonstrimet e trupave në Bizë

“Një provë gjeopolitike për Serbinë”/ Një kinez dhe një britanik arrestohen me urdhër të FBI-së, Beogradi midis Pekinit dhe Uashingtonit

Protesta në Spanjë, Partia Konservatore kërkon zgjedhje të parakohshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.