Antonio Conte është larguar nga drejtimi i skuadrës së Interit vetëm pak ditë pasi solli titullin e Serisë A në Milano, gjë e cila ndodhte për herë të fundit në vitin 2010.
Tekniku italian ishte pranë largimit nga zikaltërit edhe vitin e shkuar, pas vetëm një viti nga marrja e drejtimit të skuadrës, për shkak të tensioneve me drejtuesit e klubit, sipas mediave italiane në atë kohë.
Mesa duket realizimi i objektivit të fitores së një titulli të rëndësishëm sicc është ai i Serisë A ka ccuar në situatën ku marrëdhënia mes palëve të mos shkojë më tej.
Lajmin për largimin e Antoni Conte-s e konfirmon klubi i Interit. “FC Internazionale Milano njofton se ka arritur një marrëveshje për përfundimin konsensual të kontratës me trajnerin Antonio Conte. I gjithë Klubi dëshiron të falënderojë Antonio për punën e jashtëzakonshme të bërë, duke arritur kulmin në fitimin e Scudetto-s të nëntëmbëdhjetë. Antonio Conte do mbeten përgjithmonë në historinë e Klubit tonë,” thuhet në njoftimin për shtyp.
Pas bisedimeve të mërkurën, Conte dhe klubi ranë dakord të ndajnë rrugët, me 51-vjeçarin që do marrë një shpërblim prej 7 milionë euro. Ai kishte një vit të mbetur në një kontratë me cila i siguronte 13 milion € në sezon.
Conte arriti në përfundimin se ambiciet e tij ishin në kundërshtim me planet e Interit, me klubin që po përgatitej të shiste lojtarë këtë verë për shkak të gjendjes së financave të tyre. Conte nga ana tjetër donte mbështetje financiare për nënshkrime të reja.
(E.H/Faxweb.al)