Prokuroria e Tiranës ka dhënë detaje të reja lidhur me protestën e dhunshme të zhvilluar dje para Kuvendit nga banorët e Unazës së Re.
Burime për Fax News bëjnë me dije se është identifikuar dhe po kërkohet të ndalohet personi që hodhi mjetin shpërthyes që i këputi gishtat polices 24 vjeçare, Ina Nuka. Ai është 18-vjecari Danjel Dobraj, i cili është shpallur në kërkim.
Gjykata ka dhënë masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për 18-vjeçarin.
(B.H/Faxweb)