Pas ngjarjes së rëndë në qytetin e Vlorës, ku tre punonjës të OSHEE-së pësuan djegie nga shpërthimi i një transformatori, është identifikuar edhe njëri prej tyre.
Mësohet se i plagosuri në gjendje të rëndë që është transportuar drejt Tiranës, është 51 vjeçari Edmond Shkurtaj.
Punonjësit kanë qenë duke riparuar një nënstacion në zonën e Bishtit të Kalldremit. Transformatori i nënstacionit ka plasur dhe janë djegur nga vaji i tij. Sipas ekspertëve të tensionit të lartë që janë duke punuar tani, shpërthimi ka ndodhur për shkak të vjetërsisë së pjesëve mekanike të transformatorit.
(J.D/Faxweb)