Kryegjyqtarja e Elbasanit, Enkeleda Kapedani ka reaguar për herë të parë pas videove të publikuara në TikTok, ku ajo shihet me makina dhe veshje të shtrenjta, apo duke sfiluar nga gjykata.
E kontaktuar nga Fax News, Enkeleda Kapedani thekson se ajo nuk ka Tik- Tok. Sipas saj e gjitha është e skenuar dhe e qëllimshme per të perbaltur figurën e saj, duke shtuar se shpërndarja e videove është bërë qëllimisht.
Ndërkohë në lidhje me hetimin disiplinor që u inicua nga ILD, gjyqtarja Kapedani thotë se nuk ka asnjë koment.
Enkeleda Kapedani u vendos në krye të gjykatës së Elbasanit ne shtator të vitit 2020. Kapedani u zgjodh nga trupa gjykuese.
Pas dorëheqjes të gjyqtarit Zihni Shahu, u zgjodh Kapedani nga një votim i kryer mes gjyqtarëve të gjykatës së Elbasanit.
Gjyqtarja Kapedani, ka marrë më shumë vota se dy koleget e saj Matilda Fetau dhe Pajtime Fetahu, që konkuruan për këtë pozicion.
Enkeleda Kapedani ka marrë 4 vota, Matilda Fetau ka marrë 4 vota dhe Pajtime Fetahu ka marrë 1 votë. Në fund fituese doli Enkeleda Kapedani për shkak të vjetërsisë së punës me dy vite më tepër punë në raport me gjyqtaren Matilda Fetahu.
(E.H/Faxweb.al)