08:59 | 30/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ilir Meta zbulon datën kur do të shpërndajë Kuvendin: Do të hyj brenda në Kuvend, unë si ushtar i parë, bashkë me ju, popullin

18:48 | 02/03/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ilir Meta zbulon datën kur do të shpërndajë Kuvendin: Do të hyj brenda në Kuvend, unë si ushtar i parë, bashkë me ju, popullin

Presidenti Ilir Meta firmosi sot para popullit dekretin që Kuvendi i hoqi kompetenca për betimin e anëtërave të Gjykatës Kushtetuese, ndërkohë që sfidoi hapur të gjithë se dekretin për shpërndarjen e parlamentit do ta firmosë në Kuvend.

Presidenti Meta deklaroi se do presë deri më 15 mars, kur pritet që palët politike të miratojnë Reformën Zgjedhore, dhe pastaj do të firmosë për shpërndarjen e Parlamentit, dhe për këtë ai u betua para mijëra qytetarëve të mbledhur në shesh.

“Nëse grushti i shtetit, organizata mafioze ndërkombëtare, nuk e merr seriozisht këtë dekret, unë e jap fjalën, në emër të këtij flamuri, për të cilin janë vrarë mijëra e mijëra dëshmorë e heronj, se pas datës 15 mars, kur të përfundojë Reforma Zgjedhore, që është një kusht, populli kuqezi që votoi sot për vdekjen e grushtit të shtetit, unë Ilir Meta betohem se atë dekret nuk do ta firmos këtu, por në mes të Parlamentit, atje, në mes të krimit. Unë i pari dhe gjithë populli kuqezi, jemi populli që vuajtëm më shumë se kushdo komunizmin, jemi një popull që jetën e japim, demokracinë jo.

Shumë prej jush mund të kenë pasur ndonjëherë vërejtje për tonin tim, por duhet të dini që unë në publik për hir të disa interesave shtetërore, nuk kam treguar as 10% të krimeve që kanë ndodhur kundër sovranitetit tuaj dhe reformës në drejtësi. Prandaj, ju siguroj se kjo pranverë kuqezi nuk ndalet më, deri në rivendosjen e plotë të sovranitetit tuaj. Tani do iu lutesha shumë, me qetësi dhe drejtësi, tani kam një lutje për të gjithë ju”, -tha Meta.

(E.K/M.Q/Faxweb.al)

Etiketa: ilir meta
Pas

Kush është dakord të ngrejë dorën! Ilir Meta shpërndan Kuvendin? Si përgjigjet populli

Para

Flamuj amerikanë në manifestimin e Metës, reagon Yuri Kim: U surprizova, por sqaroj se nuk kemi asnjë lidhje…

Para
“Gati t’i përvishem punës” ambasadorja amerikane Yuri Kim reagon për herë të parë

Flamuj amerikanë në manifestimin e Metës, reagon Yuri Kim: U surprizova, por sqaroj se nuk kemi asnjë lidhje...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tajlanda akuza sërish Kamboxhias: Shkelën armëpushimin për herë të dytë

Statistikat flasin: Të rinjtë, faktor kryesor në bërjen e aksidenteve

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore

Helikopteri ushtarak gjerman bie në lumë, 2 viktima dhe 1 person i zhdukur

U arrestuan pas dyshimeve për ndërtimin e një TEC-i në hapësirë publike, lirohen drejtori dhe inxhinieri i kompanisë “Delvina Gaz”

Cunami në Japoni/ Valët e forta godasin brigjet e Hokkaidos

Eurostat: Shqipëria, e dyta nga fundi në Europë për shpenzimet qeveritare për kërkim dhe zhvillim

Trazira në kryeqytetin e Angolës pas 4 të vrarëve në protestat për rritjen e çmimit të karburantit

Tërmet me magnitudë 8.8 në Rusi, alarm për cunami në Japoni dhe SHBA!

Parashikimi i motit për sot, 30 korrik 2025

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.