Një lajm që bëri jehonë në mediat italiane dhe shqiptare është gjetja e biznesmenit italian, Davide Pecorellit, makina e të cilit u gjet në Pukë në janar të këtij viti, e djegur dhe brenda saj disa eshtra njerëzish.
U mendua se ato eshtra i përkisnin biznesmenit italian, por rezultoi që nuk ishte kështu. Pasi të shtunën u bë zyrtare rishfaqja e tij dhe fakti që ishte gjetur në një gomone të braktisur në një ishull.
Ngjarja ndodhi në muajin janar, ndërsa është zbuluar se ngjarja ka qenë e inskenuar prej vetë biznesmenit italian i cili në bashkëpunim me persona të tjerë kanë zhvarrosur eshtra të një personi të vdekur. Sipas burimeve, kjo ishte inskenuar nga biznesmeni vetëm për të përfituar siguracion nga shteti italian.
Prokuroria e Pukës ka ngritur dy akuza ndaj Pecorellit, për shkatërrim prone me zjarr dhe shkatërrim varresh.
Aktualisht Pecorelli gjendet në Itali ku do paraqitet në prokurorinë e Perugias për t’u njohur me akuzat që rëndojnë drejt tij.