Ka pasur tensione në këto momente pranë Bashkisë së Tiranës, ku disa ish-deputetë të LSI-së janë shoqëruar me dhunë. Qytetarët ndërkohë janë treguar të ashpër me deputetin Kujtim Gjuzi, të cilin kanë kërkuar që ta zbojnë nga protesta.
Gjuzi shprehet se dje ka qenë në Vlorë, dhe është nisur me urgjencë drejt Tiranës, ndërkohë që thirrjet e tyre kanë qenë “je legen”.
“Edi Rama është treguar një kusar. Unë jam një nga nismëtarët për mbrojtjen e Teatrit. A mund ta mbaroj? Vij nga Vlora dhe jam pa gjumë. I bëj thirrje të gjithë deputetëve të opozitës parlamentare për këtë vjedhje”, u shpreh vetë Gjuzi nga ana e tij.