Shqipëria ka shënuar golin e parë në minutën e 24-t. Ishte sulmuesi Sokol Cikalleshi që arriti të prekte portën e Bjellorusisë duke i dhënë avantazh kombëtares shqiptare.
Edhe pse luajnë në transfertë, do të kërkohet një rezultat pozitiv për ta nisur në mënyrën më të mirë të mundshme këtë edicion. Për sa i përket formacioneve zyrtare, trajneri Reja nuk ka preferuar të bëjë shumë ndryshime në krahasim me ndeshjen e fundit që Shqipëria ka luajtur!
Porta i besohet Straskoshës, ndërkohë që mbrojtja do të përbëhet nga Dermaku, Gjimshiti dhe Veseli, Hysaj në krahun e djathtë dhe Trashi në të majtën. Gjasula, Bare dhe Abrashi formojnë treshen e mesfushës. Sulmi i është besuar dyshes, Cikalleshi, Manaj.