15:55 | 29/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kapet shijaksi me rrezikshmëri të lartë, ishte dënuar për vrasje në ’97-tën (Video)

08:47 | 08/10/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kapet shijaksi me rrezikshmëri të lartë, ishte dënuar për vrasje në ’97-tën (Video)

Një 40-vjeçar i identifikuar si Gentian Balla, me rrezikshmëri të lartë është arrestuar në Shijak, ndërsa ka qenë i dënuar më parë me 15 vite burg për vrasje.

Atij i është gjetur një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak në bashkëpunim me Forcat Operacionale të DVP Durrës, në vijim të punës së tyre për rritjen e parametrave të sigurisë së komunitetit në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas, i cili qarkullonte me një automjet mbante armë zjarri me vete kanë organizuar menjëherë punën duke finalizuar me sukses operacionin e koduar “Magnum 2”.

Në kuadër të operacionit, duke marrë parasysh rrezikshmërinë e personit, u ngritën pika kontrolli grackë dhe u bë i mundur identifikimi i automjetit me të cilin lëvizte personi i dyshuar

Në momentin që Policia ka ndërhyrë për të ndaluar ndaluar automjetin, 40-vjeçari G. B., banues në Shijak ka braktisur mjetin dhe ka tentuar të largohet me vrap duke hedhur edhe armën e zjarrit në tokë, por është kapur dhe prangosur në flagrancë nga shërbimet e policisë, të cilat kishin ngritur perimetër sigurie për të mos lejuar largimin e tij.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve  dhe municioneve luftarake’’ dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, si dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit pistoletë, me 13 fishekë luftarakë dhe automjeti tip Benz.

Shtetasi G. B. është person me rrezikshmëri të lartë, me precedent kriminal në fushën e krimeve ndaj personit dhe ka qenë i dënuar më parë me 15 vite burg për veprën penale “Vrasja me dashje”, ngjarje e ndodhur në vitin 1997.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Etiketa: arrestohet nje persongentian ballaperson me rrezikshmeri te larteshijakvrasje ne 97
Pas

FOTO/ U tha se u hodh nga ballkoni për të, ja veprimi i të fejuarës së Aldo Teqjas

Para

Dreri futet brenda sallonit të bukurisë, i hidhet sipër klientes duke e bërë për spital

Para
Dreri futet brenda sallonit të bukurisë, i hidhet sipër klientes duke e bërë për spital

Dreri futet brenda sallonit të bukurisë, i hidhet sipër klientes duke e bërë për spital

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump fillon heqjen e vizave për të huajt, avokatët e Harvardit dhe Qeveria sot në Gjykatë

Shqipëria në forumin e 4 ligjor BE-Partneriteti Lindor, kryeadministratorja e AAPSK: Thellojmë bashkëpunimin, përafrim me praktikat më të mira evropiane

Kush përfiton nga fondi i skemës kombëtare në bujqësi?

Demokratët pa “karrige” zhgënjim nga Berisha: PD humbje turpëruese. Të iki Rama që të vijë non grata?! Fitoi “pakti” me Ramën , mbetën “pazarxhinjtë”

Forcimi i mbrojtjes ndaj Rusisë, NATO do t’i kërkojë Gjermanisë të dërgojë 40,000 trupa shtesë

Në kërkim të provave që nuk po shfaqen/ Berisha mbledh drejtuesit e qarqeve, PD përgatit raport për ‘humbjen e thellë’ të 11 majit

Maliq/Finalizohet operacioni policor “Kolaneci”, goditet një rast i armëmbajtjes pa leje

Ndryshime të shumta në Policinë e Tiranës, lëvizje te krimet, rrugorja dhe trafiku urban

Mbi 5 mijë libra nga Shqipëria, pa të drejtë autori në Tetovë! Hudhri: U vodhën edhe libra të Kadaresë, shteti nuk vepron

Sulmi izraelit shkatërron avionin e fundit civil të Jemenit në Aeroportin e Sanaas

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.