12:52 | 05/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

KED ngre grupin e punës pas rekomandimeve të Komisionit të Venecias, çfarë po ndodh me emërimet në GJK

18:35 | 30/06/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
KED ngre grupin e punës pas rekomandimeve të Komisionit të Venecias, çfarë po ndodh me emërimet në GJK

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), ka zhvilluar ditën e sotme mbledhjen e radhës me rend dite dy çështje të rqëndësishme njëra prej të cilave është ajop e kandidaturavepër Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese pas draft-opinionit të Komisionit të Venecias.

KED bën me dije se ka vendosur të ngrihet një grup pune i përbërë nga anëtarja e KED Saida Dollani dhe anëtarja zëvendësuese Marsida Xhaferllari, të cilat do të punojnë intensivisht mbi pasqyrimin e rekomandimeve të bëra nga Komisioni i Venecias në Opinionin përsa i takon veprimtarisë së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

“Në lidhje me vijimësinë e përgatitjes së çështjeve të shortuara u bë me dije nga anëtarët relatorë se dy nga vakancat e përkohëshme që i takojnë institucionit të Presidentit të Republikës dhe Kuvendit të Shqipërisë, janë përgatitur plotësisht dhe në një kohë sa më të afërt do t’u përcillen kandidaturave përkatëse. Lidhur me vakancën e tretë që i takon Presidentit të Republikës, nuk është përfunduar ende i gjithë procesi standard i verifikimit”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e KED.

Njoftimi i plotë: Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), me pjesëmarrjen e anëtarëve të tij dhe të anëtarëve zëvendësues, Avokatit të Popullit, përfaqësuesit të Presidentit të Republikës, përfaqësuesit të Kuvendit, si edhe të drejtueses së Euralius e OPDAT në cilësinë e institucioneve mbështetëse me konsulencë në hartimin dhe miratimin e akteve nënligjore që rregullojnë veprimtarinë e KED, ditën e martë 30.06.2020, zhvilloi mbledhjen e tij të radhës, ku në rendin e ditës ishte përcaktuar:

1.Diskutime dhe vlerësime në lidhje me rekomandimet e bëra nga Komisioni i Venecias në Opinionin nr.978/2020, datë 19 qershor 2020 “Për Emërimin e Gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese” përsa i takon veprimtarisë së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

2.Të tjera që lidhen me vijimësinë e përgatitjes së çështjeve të shortuara.

Përpara nisjes së diskutimeve në respektim të këtij rendi dite, anëtarët e KED duhet të miratonin edhe procesverbalet e mbledhjeve të kaluara të datave 3, 5 dhe 6 shkurt 2020. Për miratimin e këtyre procesverbaleve u vendos që të procedohet në mbledhjen e radhës së KED, pasi ato t’i përcillen Avokatit të Popullit për t’u njohur më përmbajtjen e tyre.

Sa i takon pikës së parë të rendit të ditës, KED vendosi të ngrihet një grup pune i përbërë nga anëtarja e KED Znj. Saida Dollani dhe anëtarja zëvendësuese Znj. Marsida Xhaferllari, të cilat do të punojnë intensivisht mbi pasqyrimin e rekomandimeve të bëra nga Komisioni i Venecias në Opinionin nr.978/2020, datë 19 qershor 2020 “Për Emërimin e Gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese” përsa i takon veprimtarisë së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Këto rekomandime do të pasqyrohen në aktet rregullatore të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, për të bërë të mundur vijimin e procesit në tërësi mbi përzgjedhjen e kandidaturave për vendet vakante.

Në lidhje me vijimësinë e përgatitjes së çështjeve të shortuara u bë me dije nga anëtarët relatorë se dy nga vakancat e përkohëshme që i takojnë institucionit të Presidentit të Republikës dhe Kuvendit të Shqipërisë, janë përgatitur plotësisht dhe në një kohë sa më të afërt do t’u përcillen kandidaturave përkatëse. Lidhur me vakancën e tretë që i takon Presidentit të Republikës, nuk është përfunduar ende i gjithë procesi standard i verifikimit.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Pas

Rikthimi i figurave politike/ Spaho e bën të qartë: Kush hedh gurë në drejtim të PD-së dhe mbështet Ramën sa herë ka nevojë nuk ka çfarë të ofrojë

Para

“Njësoj si me ‘Bild’”, Berisha zbulon bisedën: John Bolton detyron Ramën të tërheq padinë ndaj Haradinajt

Para
“Njësoj si me ‘Bild’”, Berisha zbulon bisedën: John Bolton detyron Ramën të tërheq padinë ndaj Haradinajt

“Njësoj si me ‘Bild’”, Berisha zbulon bisedën: John Bolton detyron Ramën të tërheq padinë ndaj Haradinajt

Discussion about this post

 



Të Fundit

Albana Vokshi në Kuvend: Zgjedhjet ishin një farsë, EPP e tha qartë – intimidim, abuzime dhe lidhje me krimin

Aksident automobilistik në Siros/ Përplasen dy makina, njëra kthehet përmbys

Njohja e pensioneve me Greqinë do të ndodhë brenda vitit 2030

Shqipëri – Serbi, zbulohet arbitri i sfidës, UEFA ia beson një italiani

Balla-deputetëve demokratë: Mbylleni Sali Berishën në shtëpi! Po turpëron shtëpinë e tij dhe Shqipërinë me fyerjet që thotë

Të moshuarit do marrin pensionin e 13-të, zbulohet plani i qeverisë

Aksident i rëndë në uzinën e “Albchrome” Elbasan, ndalohen tre persona për mungesë sigurie në punë

Noka: GPS në zarfet e votimit, Balla replikon: O Flamur! Kjo që thua ti është vepër penale, nëse ke prova pse nuk shkon në SPAK?

Dashnor Sula thirrje Berishës: Tërhiqu nëse të dhimbset ende PD! Mos dëgjo atë që ke pranë se do të të marrin në qafë

Sula thirrje Berishës nga Kuvendi: Mos bëj si në 2013 që ia le partinë Benjaminit tënd dhe i shkatërrove karrierën Olldashit! Humbëm se fute ‘galloshët’ në listën e mbyllur!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.