Nikolin Huba, 54 vjeç, është plagosur ditën e sotme në qytetin e Shkodrës ne rrethana te paqarta. Policia thotë në njoftimin zyrtar se 54 vjeçari, banues në Vaun e Dejës, ka marrë dy plumba në këmbë.
Nikolin Huba njihet si ish-kryetari i Partisë Socialiste në Vaun e Dejës, i cili në vitin 2015 pati dhe një përplasje me një tjetër socialist pas një mbledhje e cila drejtohej nga i deleguari i asaj kohe në Shkodër, Ditimir Bushati. (Lexo ketu)
Nikolin Huba është aktualisht punonjës te burimet njerëzore në hidrocentralin e Komanit si edhe anetar i keshillit bashkiak ne Vaun e Dejes, ndërkohë ai më parë ka mbajtur postin e Kryetarit të PS-së për Vaun e Dejës. Deri më tani policia nuk e ka bërë të qartë nëse ngjarja ka ndodhur për detyrën e mëparshme apo për atë aktuale.
Njoftimi:
Shkodër/Informacion paraprak
Më datë 04.09.2021, rreth 10:15, në afërsi të shkollës Pyjore, Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri në këmbë, jashtë rrezikut për jetën shtetasi N. H., 54 vjeç, banues Vau Dejës.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë ku vijon krehja e zonës për kapjen e autorit.
Grupi hetimor nën drejtimine Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon punë për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes.
(E.H/Faxweb.al)