17:42 | 06/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

KLGJ i hoqi mandatin, reagon Ardian Dvorani: Një gafë e paimagjinueshme!

18:46 | 11/06/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Berisha bën deklaratën e fortë: Ja kush po përgatitet të jetë në krye të Gjykatës Kushtetuese!

Ardian Dvorani

Ardian Dvorani ka reaguar pasi Këshilli i Lartë Gjyqësor i hoqi mandatin si anëtar të Gjykatës së Lartë dhe si kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Dvorani e ka quajtur një gafë të paimagjinueshme këtë vendim, ndërkohë që ka shtuar se duhet të shikojë se çfarë do të katranosin në arsyetim.

Reagimi i Ardian Dvoranit:”Për momentin nuk kam reagim. Juridikisht është një gafë e paimagjinueshme. Por duhet të shikoj çfarë do të katranosin në arsyetim. Reforma e drejtësisë ka ende rrugë të gjatë për të provuar qëllimin e mirë të saj.”

Ndërkohë më herët gjatë mbledhjes së KLGJ-së, lidhur me këtë çështje kanë folur trupa e KLGJ duke argumentuar qëndrimet që duhen mbajturë për qëndrimin apo jo të Dvoranit në detyrë pas përfundimit të mandatit. Marcela gjatë seancës tha se Dvoranit i ka mbaruar detyrimi kushtetues për të pritur pasardhësin e tij dhe se qëndrimi në detyrë mbi afate cënon dhe vë në rrezik parimet e kushtetutës.

Alban Toro, anëtari tjetër i KLGJ-së u shpreh se këshilli duhet të shprehet, të konstatojë mbarimin e detyrimit të Dvoranit për të qëndruar në Gjykatën e Lartë. Edhe Brikena Ukperaj është shprehur se nuk gjendet asnjë dispozitë që parashikon se Dvorani do të zëvendësohet nga anëtari i parë, i dytë apo i tretë dhe se detyrimi i Dvoranit për të ndërprerë detyrën është kur vjen anëtari i 4-t, i cili duhet të jetë përzgjedhur radhët e juristëve të spikatur.

Nga ana e saj, anëtarja e KLGJ Brunilda Kadi u shpreh se, që në datën 13 mars, në momentin që është betuar gjyqtari i parë përpara Presidentit, zotit Dvoranit i ka mbaruar jo detyrimi, por e drejta dhe mundësia që ai të qëndrojë në detyrë, dhe ai nuk mund ta ushtrojë këtë detyrë.

Ditën e djeshme Këshilli i Lartë Gjyqësor, pas refuzimit të një opinioni zyrtar nga EURALIUS dhe OPDAT në lidhje me mandatin e Ardian Dvoranit në Gjykatën e Lartë, pas më shumë se një muaji ngërç, më në fund e fut në pikat e rendit të ditës në mbledhjen e së enjtes.

Pika e fundit e rendit të ditës: “Vijimi i shqyrtimit të çështjes në lidhje me problematikën e adresuar nga Presidenti i Republikës me Shkresën nr.1117/2 prot., datë 10.04.2020, lidhur me qëndrimin e mëtejshëm në detyrë të z.Ardian Dvorani si anëtar i Gjykatës së Lartë.” pritet të ketë një përgjigje nga vetë KLGJ, e cila është e detyruar të zgjidh situatën, pas refuzimit të ndërkombëtarëve, të cilët kanë qenë të qartë që kjo çështje duhet të zgjidhet vetëm nga KLGJ.

Kujtojmë se pas më shumë se 1 muaji nga shkresa që KLGJ u nisi OPDAT dhe Euralius ku kërkonte mendim për përfundimin e mandatit të kreut të KED-së, Ardian Dvorani, 2 institucionet kanë kthyer përgjigje ku i kërkonin KLGJ-së zgjidhjen e çështjes.

“Duke u nisur nga shkresa dhe informacionet që na dërguat, kuptojmë që kërkesa juaj rrjedh nga nevoja për të adresuar një cështje individuale. Në këtë kontekst, Misioni Euralius V dhe Projekti i USAID-it Drejtësi për të Gjithë në Shqipëri janë të detyruar të theksojnë se, ndonëse ne jemi të përgatitur të ofrojmë asistencë teknike për Këshillin, jo vetëm si një cështje parimore por edhe praktikash të përcaktuara qartë, ne nuk japim opinione për cështje individuale, pasi kjo është një përgjegjësi ekskluzive e Këshillit.

Ditën e enjte pritet të zhvillohet mbledhja e KLGJ dhe pritet me interes të shihet nëse do të përfshihet në pikat e rendit të ditës diskutimi për mandatin e Ardian Dvoranit.”- theksohej në përgjigje.(M.Q/Faxweb.al)

Etiketa: ardian dvorani
Pas

“Më vraj, me vraj, nxirr automatikun dhe më vraj” i moshuari ulëret para efektivëve të policisë

Para

“Do të bëhemi me Serbinë kundër jush”, tensionet e pronarëve me policinë: Të shkojnë tek droga

Para
“Do të bëhemi me Serbinë kundër jush”, tensionet e pronarëve me policinë: Të shkojnë tek droga

"Do të bëhemi me Serbinë kundër jush", tensionet e pronarëve me policinë: Të shkojnë tek droga

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve

Izraeli paralajmëron më shumë sulme në Liban, nëse nuk çarmatoset Hezbollahu

EULEX-it i zgjatet mandati në Kosovë deri në vitin 2027

Zjarr në një banesë pranë qendrës historike të Vlorës

Pas sanksioneve të SHBA-së, BE ofron mbështetje për Gjykatën Ndërkombëtare Penale! Ursula von der Leyen: Institucioni duhet të jetë i lirë dhe pa asnjë presion

Operacioni “Ura”/ Autoritetet belge i dorëzojnë DIA-s së Barit shqiptarin e arrestuar më 21 maj, pjesë e 52 urdhërave për paraburgim

Trump emëron një ish-kopshtarin 22-vjeçar si kreun e Zyrës për Parandalimin e Terrorizmit, shkakton reagime të ashpra

Itali/ Shkatërrohet rrjeti i trafikantëve të drogës, 11 arrestime në Foggia. Në qendër të hetimit një shqiptar, furnizuesi kryesor i kokainës

BE i jep fund koncesioneve tregtare për Ukrainën

“Njerëzit shkojnë e vijnë në Shtëpinë e Bardhë”, këshilltari ekonomik i Trump për largimin e Musk: Ishte një punonjës me datë skadimi!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.