Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e Sali Berishën, dhe ka vendosur që logot e Partive ose të Koalicioneve do të qëndrojnë në fletën e votimit.
Koalicioni kërkoi që në fletën e votimit të jenë vetëm emrat e kandidatëve dhe emrat e partive apo koalicioneve.
Ndërkohë pritet të shqyrtohet kërkesa tjetër e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për të zëvendësuar emrin si drejtues të koalicionit duke vendosur emrin Sali Berisha në vend të Ilir Meta në përmbajtjen e fletës së votimit për kandidatët për anëtarë të këshillit bashkiak në të 61 bashkitë e vendit.
Trupa gjykuese për këtë çështje është Marsela Dervishi (Relatore) dhe anëtarët Esmeralda Xhili, Alma Kolgjoka, Emona Muçi, Manjola Xhaxho.
Kujtojmë se koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka paditur KQZ-në në Kolegjin Zgjedhor, në lidhje me çështjen e emrit që duhet të vendoset përbri koalicionit në fletët e votimit për këshillat bashkiake.
Koalicioni ka kërkuar që bashkangjitur koalicionin “Bashkë Fitojmë” të vendoset edhe emri i ish-kryeministrit Sali Berisha në fletët e votimit. Kolegji ka nisur ditën e sotme, rreth orës 17:30 mbledhjen për shqyrtimin e çështjes, ku dhe nuk e ka pranuar këtë kërkesë.