Kreyministri Edi Rama ka firmosur në Bruksel përpara nisjes së Konferencës së Donatorëve marrëveshjuen për fondin prej 15 milionë eurosh të dhëna nga Komisioni Europian disa javë më parë për dëmet që ka shkaktuar tërmeti i 26 Nëntorit.
Pas disa minutave pritet nisja e Konferencës së donatorëve ku do të mësohet edhe mbështetja financiare që do të ofrojë secili vend pjesmarrës ndaj Shqipërisë.
“Bruksel?? – KONFERENCA E DONATORËVE?? Nënshkrimi i Marrëveshjes së Grantit prej 15 milion euro të Komisionit Europian me Presidenten e KE, Ursula von der Leyen”, shkruan Rama.
Kujtojmë se Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen premtoi pas tërmetit të Nëntorit një ndihmë prej 15 milionë eurosh për Shqipërinë.
(F.GJ/FAXWEB.AL)