06:11 | 09/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Konfirmohen rastet e para të gripit të shpendëve në Shqipëri, Ministria e Bujqësisë jep njoftimin e rëndësishëm për qytetarët

20:15 | 08/06/2021
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Situatë alarmante në Kosovë, dyshohet për 4 ferma të ndryshme ku është përhapur “Gripi i Shpendëve”

Janë konfirmuar rastet e para me gripin e shpendëve në vendin tonë. Lajmin e ka bërë me dije Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, përmes një komunikate zyrtare, ku thekson se janë evidentuar tre vatra të ndryshme që ndodhen respektivisht në Njësinë Administrative Fushë- Krujë, në Njësinë Admistrative Dajt dhe në Njësinë Administrative Bujan.

Në njoftim bëhet me dije se u krye asgjesimi i shpendëve të të prekur dhe atyre të dyshimtë, si dhe theksohet se vijon monitorimi i situatës nga Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve.

Njoftimi i Ministrisë:

Ministria e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural po ndjek me vëmendje monitorimin e situatës epidemiologjike në popullatën e shpendëve në vendin tonë. Pas njoftimit të dhënë nga Organizata Botërore e Shëndetit të Kafshëve, për praninë e virusit të Gripit të shpendëve në disa vende të rajonit dhe më gjerë, me urdhër të ministres Milva Ekonomi u hartua një plan masash mbrojtëse.

Së pari, u bë ndalimi i hyrjes të shpendëve në territorin e vendit tonë nga vendet që kanë konfirmuar praninë e sëmundjes. Pranë Ministrisë së Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural është ngritur Qendra Kombëtare e Krizës për drejtimin dhe koordinimin e planit të veprimit. Pas analizimit të mostrave nga rastet e dyshimta në shpendë të oborrit, në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (ISUV), është konfirmuar prania e Gripit të shpendëve (Influenca Aviare) të tipit H5N8. 

Sëmundja është e pranishme vetëm në 3 vatra, që ndodhen respektivisht në Njësinë Administrative Fushë- Krujë, në Njësinë Admistrative Dajt dhe në Njësinë Administrative Bujan.

Shërbimi Veterinar kreu eliminimin e shpendëve të prekur dhe të dyshimtë, si dhe mori masat për parandalimin e përhapjes së mëtejshme të sëmundjes. 
Në vijim, Urdhëri i Ministrit ndalon në rang kombëtar tregtimin e shpendëve të gjallë në mjediset e hapura dhe në tregjet e kafshëve të gjalla. 
Lejohet lëvizja e shpendëve me destinacion thertoret, të shoqëruar vetëm me certifikatë shëndetsore veterinare.

Lidhur me komplekset intensive, deri tani nuk ka asnjë rast të dyshuar. Niveli i Biosigurisë në këto komplekse është sipas standarteve europiane dhe po monitorohen rigorozisht nga Shërbimi Veterinar. 
Është me rëndësi të theksojmë se produktet dhe nënproduktet me origjinë nga këto shpendë nuk paraqesin rrezik për shëndetin e konsumatorëve. MBZHR sjell në vëmendjen e publikut respektimin e higjenës dhe gatimin në temperatura të larta të të gjitha produkteve me origjinë shtazore.
Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve (AKVMB) vijon monitorimin e situatës për zbulimin e hershëm të rasteve të reja dhe izolimin e tyre.

Pas

Plas debati i fortë. Blerta Tafani: Ti e degjeneron shoqerinë, fatkeqësi e madhe nëse lind fëmijë. Xheni Karaj: Kjo është injorancë e madhe

Para

Pritjes i vjen fundi, aktorja shqiptare me famë botërore bëhet nënë për herë të dytë

Para
Pritjes i vjen fundi, aktorja shqiptare me famë botërore bëhet nënë për herë të dytë

Pritjes i vjen fundi, aktorja shqiptare me famë botërore bëhet nënë për herë të dytë

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Bllokada detare nuk do të thyhet”, Izraeli paralajmërojn se do të ndalojë anijen e aktivistëve të nisur drejt Gazës

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA-ve, si funksionon dhe pse presidenti mund të marrë kontrollin e saj

Izraeli nuk do të lejojë Greta Thunberg të shkojë në Gaza

Parashikimi i zymtë për Ukrainën: Hakmarrja e Putin s’ka ndodhur ende

Bisedimet SHBA-Kinë vendosen në Londër, palët diskutojnë për herë të dytë tarifat tregtare

Zgjedhjet në dy komuna lokale, test për Vuçiçin

“Shpenzoni për mbrojtjen”, Rutte: Investoni 5% të GDP, ose filloni të mësoni rusisht

Dita e fundit e “Defender 25”, Ministri Vengu ndjek demonstrimet e trupave në Bizë

“Një provë gjeopolitike për Serbinë”/ Një kinez dhe një britanik arrestohen me urdhër të FBI-së, Beogradi midis Pekinit dhe Uashingtonit

Protesta në Spanjë, Partia Konservatore kërkon zgjedhje të parakohshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.