Një konflikt me armë zjarri ka ndodhur pak minuta më parë në Krujë, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një person.
Sipas burimeve, konflikti me armë ka ndodhur midis fqinjëve për motive banale, ndërsa shtetasi me iniciale K.A. ka qëlluar me armë zjarri personin e identifikuar si Adriatik Ishmaku 35 vjeç, i cili ka mbetur i plagosur në këmbë.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Spitalit të Krujës Stefan Gjoni, ndërkohë sipas raportimeve 35-vjeçari ka humbur gjak për shkak të plagëve të marra, ku i është drejtuar Spitalit të Traumës.
Pas ngjarjes autori, shtetasi me inicialet K.A është larguar menjëherë nga vendi i krimit, ku dhe është shpallur në kërkim nga policia, ndërsa ende nuk bëhen me dije shkaqet që kanë shtyrë autorin të marrë vendimin të tillë.
Informacion paraprak:
Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e plagosjes së 40 vjeçarit.
Më datë 03.06.2019, rreth orës 16:50, në lagjen “Sesere”, gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi K.A, 49 vjeç, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasi A.P, 40 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Forcat e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe po punohet për kapjen e tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Discussion about this post