Rreth orës 14:00, në lagjen “24 Maji” pranë stacionit të trenit, dyshohet se janë përfshirë në konflikt dy shtetas të cilët punojnë me taxi.
Si pasojë e konfliktit është dëmtuar dyshohet me kaçavidë shtetasi K.B., 44 vjeç, banues në Vlorë , i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.
Policia e ka identifikuar autorin, ku është bërë dhe kapja e tij.
Grupi hetimorë po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.