Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë ndaj 5 personave të arrestuar për konflikin mes dy ortakëve në kompleksin e pallateve tek rruga ”ndre mjeda” .
Gjykata ka dhënë masën e arrestit të shtëpisë për dy biznesmenët Albert Allmuca dhe Sino Llanaj. Ndërsa për tre rojet gjykata caktoi masën detyrim paraqitje. Më konkretisht me këtë masë u lanë Shkelzen Byberi, Skender Margjeka dhe Alfred Lumani.
Ndërkohë vijon të jetë ende në kërkim personi që qëllooi me armë gjatë konfliktit që ndodhi disa ditë më parë.
Çfarë ndodhi mes biznesmenëve
Mëngjesin e 3 Janarit, Sino Llanaj së bashku me një grup personash të tjerë shoqërues të tij, kishin mbërritur në hyrjen e pallatit dhe kishin tentuar që të hynin brenda tij, por nuk janë lejuar nga roja, i cili ka mbetur i lënduar. Pas kësaj ka mbërritur biznesmeni Allmuça, po ashtu i shoqëruar nga persona të tjerë, dhe ka qëlluar me armë në drejtim të Sino Llanajt, ndërsa si pasojë e një plumbi që ka bërë rikoshet, ka mbetur i plagosur dhe kalimtari Klodian Gomina.
Por duket se një tjetër ngjarje ka ndodhur në këtë pallat, ku vetëm 6 muaj më parë roja i objektit u gjet i vdekur, ndërsa policia e deklaroi si një ngjarje aksidentale. Asokohe, policia njoftoi se N.B., rreth 50 vjeç mund të kishte rënë nga lartësia.
Llanaj është investitori i parë i pallatit, i cili u ka marrë mijëra euro qytetarëve për shitjen paraprake të banesave, që më pas janë lënë ende pa u përfunduar nga ana e biznesmenit Allmça. Qytetarët që kanë blerë te ky i fundit kanë hyrë në banesat e tyre të cilat janë të përfunduara, edhe pse objektit nuk i është bërë kolaudimi nga ana e shtetit.
Llanaj dhe Allmuça janë në një proces gjyqësor që prej vitit 2019, ndërsa Gjykata ka vendosur që afati i punimeve të shtyhet deri në vitin 2022, edhe pse afati në kontratat e firmosura me qytetarët, ka qenë viti 2019. Në deklarimet e tyre për Fax News, të shtunën e kaluar, banorët u shprehën se kërkonin që ti përfundonin vetë punimet në apartamente, po Albert Allmuça i pengonte hyrjen për shkak të konfliktit që kishte me Llanajn.
Të shtunën (9 Janar), edhe pse Policia ishte e pranishme, biznesmeni Llanaj mbeti i lënduar pas konfliktit fizik, ndërkohë që autorët, pavarësisht se e gjitha ngjarja u zhvillua në praninë e mediave, gjetën guximin që edhe sot të ngrinin armën dhe të qëllonin. (LEXO EDHE KETU LAJMIN)
(E.K/Faxweb.al)