Kreu i Policisë së Tiranës Rebani Jaupi u ka dhënë një mesazh të gjithë shefave të komisariateve për arrestimin e Agim Kajmakut.
Bëhet e ditur se Jaupi ka kërkuar që të merren masa për kapjen e ish-kryebashkiakut të Vorës Agim Kajmakun, i cili prej disa muajsh është në arrati.
“Të merren masa nga gjithë Komisariatet për kapjen e tij. Komisariati Vorë të japë lidhjet e tij në qytetin e Tiranës. Ështe person publik dhe mund të merret informacionet nga strukturat në varësi. Është e turpshme nëse vjen dhe shëtit nëTiranë dhe nuk kapet.- thuhet ndër të tjera në mesazh.
Ditën e djeshme u raportua në media se Agim Kajmaku është parë duke pirë kafe në Hotel Autostation në Vorë.
Po ashtu raportohej se Kajmaku është parë një nga fundjavat e shkuara duke ecur në një rrugë kryesore në Tiranë, vetëm rreth 500 metra nga Drejtoria e Policisë së Tiranës, i shoqëruar me një person tjetër.
Ai kishte veshur një kapele bejsbolli blu të errët dhe një xhaketë blu, me jakën e ngritur lart. Shoqëruesi i tij kishte veshur një xhup të kuq, me një bluzë të bardhë dhe pantallona të zeza. Fotografitë e mëposhtme me rezolucion të dobët janë bërë në këtë rast.(Lexo këtu)
Kajmaku është në kërkim që prej muajit nëntor, për emërime të paligjshme, pasi u zbulua se kishte gënjyer në formularin e dekriminalizimit.
Ish-kryebashkiaku socialist nuk deklaroi dënimin e tij në Greqi kur kandidoi në zgjedhjet vendore të qershorit 2019.
Ai është akuzuar gjithashtu për fallsifikim të vulës, falsifikim të dokumenteve zyrtare dhe vazhdim i detyrës pas dorëheqjes.
(M.Q/Faxweb.al)
Discussion about this post