Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në qytetin e Durrësit, ku një burrë identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur, ka vrarë gruan e tij me thikë.
Pas krimit të rëndë, bashkëshorti i cili vrau gruan është larguar nga vendi i ngjarjes.
Bëhet me dije se vikitma është Hazbije Kuka 36-vjeç. Edhe pse viktima është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Durrësit ajo nuk ka mundur t’u mbijetoi palgëve të marra në kraharor duke ndërruar kështu jetë në spital.
Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes viktima është dërguar në spital nga vëllezërit dhe djali i saj i mitur, 10-vjeçar.
Ngjarja është shënuar në lagjen nr.15 të qytetit bregdetar.
Shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë ende nuk bëhen të ditura, ndërkaq policia dhe grupi hetimor janë duke punuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe në kërkim të vrasësit.
Informacion Paraprak
Më datë 19.07.2019, rreth orës 16:20, në lagjen Nr.15, Durrës, shtetasi A.K.,ka qëlluar me thikë bashkëshorten e tij shtetasen H.K., rreth 36 vjeçe, e cila u transportua në spital por ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.
Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet për lokalizimin e vendndodhjes së autorit dhe kapjen e tij.
(s.a/faxweb.al)