Një ngjarja e rëndë ka tronditur Tiranës mëngjesin e kësaj të hëne. Në zonën e Unazës së Re, në rrugën “Kristaq Mone” dhëndri ka vrarë vjehrrin me iniciale B. M., 63 vjeç dhe vjehrrën Xh. M., 52 vjeçe. në shtëpinë e tyre.
Më pas dhëndri me iniciale M. L. është hedhur nga ballkoni, ku është gjetur nga policia i plagosur rëndë dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Njoftimi i policisë
Sot rreth orës 06:56, në Astir, në rrugën “Kristaq Mone” janë gjetur në banesë të vrarë me armë zjarri shtetasit B. M., 63 vjeç dhe Xh. M., 52 vjeçe.
Poshtë ballkonit të banesës së shtetasve B. M., dhe Xh. M., është gjetur i dëmtuar dhëndëri i tyre, shtetasi M. L., i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në spital ku dhe ka ndërruar jetë.
Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
(M.Q/Faxweb.al)