Kryeministri Edi Rama ka marrë dozën e dytë të vaksinës Pfizer në qendër e vaksinimit të ngritur në stadiumin “Air Albania”.
Pas 21 ditësh nga marrja e dozës së parë Rama ka mbërritur pak caste më herët në Air Albania, ku dhe ka përfunduar procesin e vaksinimit ndaj tij. Fillimisht ishte shefja e Infektivit Najada Çomo e cila mori e para dozën e dytë të vaksinës, për t’ia lënë radhën më pas kryeministrit.
Vaksinimi me dozën e dytë kryhet një ditë pas mbërritjes së ngarkesës prej 1170 doza të Pfizer në Rinas mbrëmjen e djeshme.
Postimi i plotë në facebook i Ramës: Stadiumi Air Albania – Cikli i dytë i vaksinimit për mjekët e infermierët e vijës së parë.
Nis edhe cikli i parë për mbi 1000 të tjerë me dozat e reja, ndërkohë që në bazë të kontratës me Pfizer parashikohet nisja e vaksinimit brenda shkurtit për mijëra bluza të bardha.
#SkaKohëPërPushim”.