Kryesia e PD-së ka miratuar datën e zgjedhjeve për kryetarin e ri të PD-së. Data e miratuar është e njëjta që u propozua nga Gazment Bardhi, pra 13 Qershori.
Aktualisht po mbahet zgjedhja e Këshillit Kombëtar, fill pasi u përmbyll ajo e Kryesisë së PD-së. Pasi kryesia miratoi datën e zgjedhjeve të propozuar nga sekretari i përgjithshëm, Gazment Bardhi, tanimë pritet edhe votimi i kësaj date nga këshilli kombëtar i partisë Demokratike për t’u konfirmuar plotësisht.