14:52 | 02/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kush është kreu i ri i CDU-së, njeriu më i afërt i Merkel, çfarë do të sjellë zgjedhja e tij

12:21 | 16/01/2021
në Aktualitet, Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kush është kreu i ri i CDU-së, njeriu më i afërt i Merkel, çfarë do të sjellë zgjedhja e tij

59-vjeçari Armin Laschet është kryetari i ri i partisë së CDU-së, e cila derimë tani drejtohej nga kancerlarja Angela Merkel.

Laschet, kryeministri i landit më të madh të Gjermanisë, Renanisë Veriore-Vestfalisë, është  një nga njerëzit më të afërt të kancelares, dhe shihet si vazhdues i politikës së Merkelit. “CDU-ja duhet të përvetësojë idenë që 16 vitet kur Merkeli ishte kancelare qenë vite të mira. Dhe që ne i mbështesim politikat e saj”, tha ai së fundi. Ai është njëkohësisht për modernizimin e administratës.

Lascheti shihej si kandidat integrues, që mund të bashkojë krahët e ndryshëm të CDU-së. Por muajt e fundit ai humbi pak mbështetje në popull, pasi një pjesë e njerëzve nuk qenë të kënaqur me menaxhimin që ai i bëri pandemisë.

Megjithatë së fundi, mbështetja në Gjermani për Merkelin ka arritur sërish kuota maksimale. Dhe Lascheti duket se përfitoi nga kjo.

Pse zgjedhjet brenda partisë ishin të rëndësishme për Gjermaninë

Në 26 shtator të këtij viti në Gjermani do të zhvillohen zgjedhjet parlamentare dhe shanset më të mëdha që t’i fitojë ato i ka CDU-ja, të cilën e mbështesin aktualisht 37 përqind e gjermanëve. Pritet pra të vazhdojë tradita: në 70 vjet Republikë Federale Gjermane, për 50 vjet Gjermania është drejtuar nga CDU-ja.

CDU-ja pasohet në sondazhe nga Të Gjelbrit me 20 përqind dhe Socialdemokratët me 15 përqind. Por meqenëse kancelarja Angela Merkel nuk kandidon më në shtator, pyetja që shtrohet është: a do të kemi një vazhdues të politikave të Merkelit në postin e kryetarit të CDU-së e ndoshta kancelarit, apo një ndarje nga epoka e suksesshme e Merkelit? Dhe duket se me zgjedhjen e Laschet do të ketë pak ndryshime në qeverisjen gjermanëve,

Në dallim nga protestantja Angela Merkel, të tre kandidatët që garuan për kreun e ri të CDU-së ishin katolikë.

(E.K/Faxweb.al)

Pas

Shkoi në një lokal për të parë nëse respektoheshin masat anti-covid, policin shqiptar e bëjnë për spital

Para

“Po i mban vaksinat stok, ç’a i kushtonte të na i jepte ne!”, ambasada franceze i përgjigjet ashpër Ramës: BE u jep 100 milionë euro çdo vit, deklarata jote e pavërtetë

Para
A do dëmshpërblehen të përmbyturit e ditëve të fundit? Rama sillet si ‘babaxhan’ përpara zgjedhjeve: Sa për dijeni edhe dëmet e 2010-ës i kemi paguar ne

"Po i mban vaksinat stok, ç'a i kushtonte të na i jepte ne!", ambasada franceze i përgjigjet ashpër Ramës: BE u jep 100 milionë euro çdo vit, deklarata jote e pavërtetë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Video/ Një mrekulli inxhinierike, Kina ndan malet në mes për të ndërtuar urën më të lartë në Botë

Marrëveshja për emigrantët në Gjadër/ Qeveria italiane reagon pas vendimit të Gjykatës së BE

Trump: Do të vendosim sanksione kundër Rusisë nëse nuk ka armëpushim deri më 8 gusht

Skandal në Barcelonë! Djalit 10-vjeçar i skadon pasaporta, prindërit e braktisin në aeroport për të mos humbur fluturimin

I dërguari amerikan Steve Witkoff vijon vizitën në Izrael, takohet me familjet e pengjeve në sheshin e Tel Avivit

Mediat: Netanyahu shtyn vendimin për veprim ushtarak në Gaza, Hamasi largohet nga negociatat

Mbështeti të burgosurit politikë nëpërmjet një postimi në mediat sociale, arrestohet ish-kryeministri i Malit

Pas arrestimeve lidhur me incidentin në Novi Sad, mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Serbisë

Trump thotë se 2 nëndetëse bërthamore amerikane janë “më afër” Rusisë

EMRAT/ Zbulohet grupi kriminal që trafikonte kanabis drejt Greqisë. Arrestohen 2 persona në Korçë, 2 në kërkim. Ja çfarë u gjet në magazinë (VIDEO)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.