Protestuesit kundër vaksinimit të detyruar janë zhvendosur mbrëmjen e sotme nga sheshi “Nënë Tereza “, përpara kryeministrisë ku kanë vijuar thirrjet kundër Ramës dhe qeverisë.
Thirrje nga protesta:
-Kush vret fëmijët e pret plumbi.
-Komiteti i mashtrimit.
-Poshtë diktatura.
-Shqipëria shqiptarëve, vdekje tradhëtarëve.
-Trupi im zgjedhja ime
Pjesë e protestës ishte dhe avokati Altin Goxhaj, i cili paralajmëroi se studentët mund edhe të vdesin nga vaksinimi i detyruar.
“A e di ti Edi Rama, se ata që bëjnë vaksina edhe mund të vdesin. Është shkelje e të drejtës kushtetuese vaksinimi i detyruar. Poshtë Edi Rama”, deklaroi Altin Goxhaj perpara kryeministrise.
Mbrëmjen e sotme u mbajt një protestë e gjatë kundër vaksinimit të detyruar në vendin tonë. Qytetarët shprehën revoltën e tyre kundër qeverisë për faktin se kjo e fundit ka vendosur që të vaksinojë me detyrim studentët.
(E.H/Faxweb.al)