Kuvendi i Shqipërisë ka hedhur poshtë një vendim të marrë më herët nga Byroja e Kuvendit, që cënonte punën e gazetarëve të terrenit në raportimin e seancave, apo ndjekjen e komisioneve parlamentare.
Gazetarët kanë fituar në këtë mënyrë betejën me Kuvendin, pas protestave të ndryshme të zhvilluan, dhe pas një përballje që patën dhe me sekretarin e përgjithshëm të Kuvendit, Genci Gjonçajn.
Në vendimin e byrosë, që mban dhe firmën e Gramoz Ruçit, thuhet se tashmë gazetarët do të lejohen që të jenë të pranishëm në mbledhjen e Komisioneve, ndërsa nuk janë të detyruar që të japin llogari për temat e intervistave me ligjvënësit.
Po ashtu ka rënë poshtë dhe vendimi që ata të shoqërohen me përfaqësues të gardës, në momentet që janë në korridoret e kuvendit.
Vendimet që janë marrë nga Kuvendi:
Lidhur me kërkesën për lejimin e prezencës fizike të gazetarëve në komisionet parlamentare dhe lejimin e përdorimit të aparateve celularë në ambientet e komisioneve nga ana e tyre, kjo kërkesë të merret në konsideratë, duke u mundësuar aksesin e plotë të çfo informacioni, përtej asaj që mundëson sistemi.
Lidhur me kërkesën për mundësimin e planeve video për një minutazh të caktuar, edhe kjo të merret në konsideratë, duke përcaktuar një kohë në dispozicion për marrjen e këtyre planeve, rreth 5 minuta nga fillimi i mbledhjes.
Lidhur me kërkesën për mosshoqërimin nga shërbimet e sigurisë dhe zyra përgjegjëse për mediat, në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, sugjerojmë që të merret në konsideratë kjo kërkesë, duke përcamtuar mundësinë e shoqërimit vetëm nga ana e punonjësve të zyrës së shtypit në Kuvend, në rastet kur është e nevojshme.
Lidhur me kërkesën për lejimin e lëvizjeve në ambientet e tjera (intervistat në korridore), përtej atyre që përcaktohen në rregullore, sugjerojmë që kjo kërkesë të merret pjesërisht në konsideratë. Ndalohet qendrimi në korridore, por krijohet një ambien i posaçëm qëndrimi.
Lidhur me kërkesën e fundit për heqjen e detyrimit për dhënie informacioni lidhur me çështje konkrete që do të diskutohet, në kërkesat për intervista me deputetët në Kuvend, dugjerojm,ë që kjo kërkesë të merret parasysh.
Faxweb.al