Pas dy vrasjeve, një atentati dhe parcelave me kanabis që janë gjetur në Shkodër, është shkarkuar nga detyra, drejtori i Policisë Niko Brahimaj.
Ndërkohë që vendin e tij mësohet se e ka zënë Lorenc Mete, me detyrë Zv. Drejtor për Hetimet e Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë në Shkodër.
Ditët e fundit në Shkodër kanë ndodhur shum ngjarje të rënda kriminale, dhe dyshohet se largimi i tij ka edhe lidhje për dështimin në zbulimin e parcelave me kanabis.
Kujtojmë se Edison Çutaj dhe Klement Pepaj u vranë në Malësinë e Madhe, ndërkohë që aty u gjetën edhe parcela me kanabis.
Më pas iu bë atentat shefit të Policisë Bashkiake Malësi e Madhe, Mentor Hasanajt, në lagjen Dobraç të Shkodrës.
(M.Q/Faxweb.al)