Tronditje të forta tërmeti janë shënuar orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne në zonën e Korçës, kanë konfirmuar burimet për Fax News dhe Faxweb.al.
Sipas informacioneve të para, magnituda e lëkundjeve të tërmetit ka qenë 4.6 ballë e shkallës Richter, kurse epiqendra në fshatin Grapsh të rrethit Devoll.
Ndërkohë, nuk dihet ende nëse ka dëmtime apo dëme materiale të shkaktuara në zonat e banuara nga tërmeti i fuqishëm.