Presidenti Ilir Meta përveç kryeministrit në dialog ka ftuar dhe kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Sipas informacioneve Basha, ndryshe nga Rama, e ka pranuar ftesën. Takimi pritet të zhvillohet nesër rreth orës 12:00 të mesditës mes Lulzim Bashës dhe Ilir Metës.
Kujtojmë që ftesa për ndërmjetësim të krizës politike është refuzuar nga kryeministri Edi Rama me preteksin se ishte i zënë për shkak të fushatës dhe zgjedhjeve të 30 qershorit, datë kjo e zhdekretuar nga vetë Presidenti Meta.
Ndërkohë që na ndajnë vetëm 4 ditë nga zgjedhjet lokale duket se tensionet ende nuk kanë përfunduar. Nga njëra anë kryeministri vijon me fushatën e nga ana tjetër opozita me protestë. Ngelet për tu parë se si opozita pret të ndaloj zgjedhjet në një kohë që pretendon se në 30 qershor nuk do të ketë asnjë akt dhune.