Lëvizje në Kadastrën e Pogradecit. Genti Mahmutaj, drejtori i komanduar i Kadastrës së Pogradecit është larguar nga aty dhe është sjellë në Tiranë.
Ai kishte rreth një vit që ishte komanduar në Pogradec, në detyrën e drejtimit të Kadastrës së këtij qyteti, ndërsa tashmë është transferuar në Tiranë.
Vendin e tij në Pogradec do ta marrë Ela Toçka. Ajo gjithashtu është e komanduar në krye të Kadastrës së Pogradecit.
(E.H/Faxweb.al)