Prej shumë orësh rreth 27 emigrantë shqiptarë të ardhur në doganën e Kapshticës janë bllokuar duke mos u lejuar të futen në territorin shqiptarë, ndërsa së fundmi mësohet se ata janë lejuar nga autoritetet.
Burime për Fax News bëjne me dije se shqiptarët që vinin nga Greqia do të akomodohen në një hotel në qytetin e Korçës dhe mendohet se do të qëndrojnë aty për 14 ditë, që përkon me kalimin e fazës së vetëkarantinimit pasi mund të ketë të infektuar mes tyre.
Çështja e emigrantëve ditët e fundit është bërë mjaft e ndjeshme duke nxitur edhe reagime të shumta për shkak të mos lejimit të tyre për të hyrë në vendin tonë në kuadër të masave parandaluese ndaj koronavirusit.
(F.GJ/FAXWEB.AL)