Është liruar nga burgu anëtari i grupit Avdylaj Saimir Gjepali, i cili ishte i dyshuar për laboratorin e heroinës në Has, ndërsa së fundi ishte përfshirë dhe në një konflikt në burgun 313 në Tiranë.
Seanca për Gjepalin është zhvilluar me dyer të mbyllura, gjyqtar ka qenë Vladimir Skënderi, prokuror Drini Pali. Vladimir Skënderi ka vendosur si masë “detyrim paraqitje” për Gjepalin.
Kujtojmë se konflikti mes Avdylajve dhe gardianëve ka ndodhur para disa ditësh, ku Gjepali bashkë me anëtarët e tjerë të grupit të Avdylajve, akuzohen se kanë dhunuar një gardian burgu tek 313.
Në kontrollin blic që bëri policia e burgjeve në qelinë e grupit të Shijakut, ku ishin Hajri Seferi, Astrit Avdyli, Altin Avdyli dhe Saimir Gjepali u gjet një telefon celular, i cili dukej se përdorej nga grupi për komunikime me jashtë.
Pas kundërshtimit dhe forcë dhe ofendimeve, anëtarët e grupit Avdyalaj kërcënuan grupin e policëve duke përdorur fjalor kërcënues, por ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte deklarata se njërit prej anëtarëve drejtuar efektivëve se “Për 10 ditë unë jam jashtë! Mbaje mend fytyrën time! Do të takohemi”. (Lexo edhe ketu)
Dhe në fakt Gjykata nuk doli jashtë pritshmërive. Saimir Gjepali doli nga qelia, pasi gjykata pranoi që të ndryshonte masën e sigurisë, pavarësisht akuzave për grupin ku akuzohet se bën pjesë dhe asaj që iu gjet në shtëpi gjatë kontrollit.
Pas këtij incidenti të ndodhur brenda në burg, nuk ka pasur asnjë hetim të mëtejshëm nga ana e prokurorisë, edhe pse ka pasur një denoncim nga vetë drejtoria e burgjeve për rastin, dhe ku u kërkua vendosja nën regjimin bis e të dënuarve. (E.K/Faxweb.al)