Seanca e parë gjyqësore ndaj Lulzim Bashës do të mbahet me 13 janar 2020.
Dosja e Bashës u dërgua disa ditë më parë në Gjykatën e Tiranës, ndërsa prokuroria hoqi dorë nga akuzat për “lobimin rus” duke e akuzuar për ‘falsifikimi vulave, stampave ose i formulasrëve’. Të akuzuar për falsifikim janë edhe ish-sekretari i përgjithshëm Arben Ristani dhe financieri i Partisë Ilir Dervishi.
Gjyqtar i çështjes do të jetë Lazër Sallaku i cili është emër jo pak i njohur për publikun.
Ai është pjesë e trupës gjykuese në gjyqin ndaj Izet Haxhisë, ndërsa pak kohë më parë vendosi rihapjen e çështjes ‘ÇEZ’.