Ndonëse ditën e sotme vendosi ta përjashtojë nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi në një konferencë të jashtëzakonshme mbrëmjen e sotme se PD mbështet ish-liderin historik në kërkesën e tij për transparencë për sa i përket vendimit të DASH.
Basha foli për mediat menjëherë pas një takimi në Selinë Blu, ku lideri i PD-së mblodhi grupin parlamentar, aty ku u diskutua për ccështjen e Berishëd dhe strategjinë e PD-së në parlamentin e ri që mblidhet ditën e nesërme. (Lexo edhe)
Në fjalën e tij për mediat, Lulzim Basha ka theksuar se SHBA-të kanë pasur dhe vazhdojnë të kenë një rol tepër të rëndësishëm për vendin tonë, por Berisha ka të drejtën e tij që të kërkojë transparencë për sa i përket vendimit për ta shpallur non-grata.
“Interesin e demokratëve dhe qytetarëve shqiptare, respektin dhe mirënjohjen e sakrificave te cdo demokrati. Jo gjithmonë ja kemi dale te arrijmë atë që i është dashur shqiperisë. Por kjo nuk na ka lëkundur asnjëhere nga misioni i PD-së për ta bërë Shqipërinë si gjithë europa. Nuk na ka lëkundur as nga parimi jonë për të ecur përpara për qytetarët, që na bën partinë më proamerikane.Për fat të keq kur të gjithë ne prisnim që gishti të drejtohej nga Edi Rama, autori i masakrës zgjedhore në 25 prill, ai që e ka lënë Shqipërinë në vend numëro, të gjithëve bashkë na u desh të njiheshim me vendimin e DASH për shpalljen non-grata të liderit historik Sali Berisha.
Ishte një nga momentet më të vështira për mua si kryetar i PD-së por edhe si bashkëpunëtor i afërt me Berishën. Jo vetëm për faktin ccfarë përfaqëson për mua apo për ccdo demokrat Sali Berisha, por edhe pse jam dëshmitar sa rëndësi ka për Berishën mbrojtja e interesit publik. Që ditën e parë kur u njoha me vendimin e DASH ju bashkova thirrjes për transparencë të ploitë për këtë vendim. Sali Berisha është padiskutim udhëheqësi që ka dhënë kontribut të paccmuar për rritjen e aleancës me SHBA-të. Gjatë kohës që Berisha ishte kryeministër Shqipëria, vendi përmbushi standardet për të qenë pjesë e NATO. Në tëe gjitha këto arritje, rol kycc patqën SHBA-të.
Prandaj dua ta përsë2ris se vendimi i DASH nuk cenon arritjet madhore të Berishës në demokratizimin e Shqipërisë. PD mbështet kërkesën për transparencë të bërë nga z.Berisha,” tha Basha.
Më tej, Lulzim Basha, ndonëse me pak vështirësi për shkak të rëndësisë që Berisha ka pasur në Partinë Demokratike, u shpreh se Berisha nuk do të jetë pjesë e grupit parlamentar të PD-së derisa të sqarojë cështjen me DASH. (Lexo këtu)
Rikujtojmë se DASH shpalli më 19 maj Sali Berishën dhe familjen e tij non-grata për shkak se akuzohen për korrupsion madhor. Disa javë më vonë, Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim, i kërkoi Bashës të përjashtojë nga PD Sali Berishën, ndërsa lideri historik i PD-së është i vendosur për të hyrë në parlament dhe për t’i shkuar deri në fund padisë të bërë ndaj Antony Blinken.
(E.H/Faxweb.al)