Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Bilisht, në afërsi të fashtit Kuç. Bëhet e ditur se një automjet ti Mitsubishi është përplasur me një autobuz.
Fax News raporton se nga aksidenti kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit dhe disa të tjerë janë lënduar.
Informacion paraprak.
Më datë 07.08.2019, në aksin rrugor Korçë-Devoll, pranë fshatit Kuç i Zi, janë përplasur një mjet tip autobus, me drejtues shtetasin Xh.K, me një mjet tip “Mitsubishi” me drejtues shtetasin A.H.
Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi, si edhe dy pasagjerë të mjetit tip “Mitsubishi”, të cilët u dërguan për mjekim në Spitalin e Korçës.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.