Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme në aksin Divjakë-Pushimi i Shoferit, ku si pasojë e daljes së automjetit tip “Ford” nga rruga ka humbur jetën shoferi 44 vjeçar.
Si shkak i lagështisë në rrugë, shoferi 44 vjeçar Altiment Qose ka humbur kontrolin e mjetit dhe ka përfudnuar në një kanal, duke bërë kështu që të mos dilte dot i gjallë nga aksienti tragjik.
Njoftmi i Plotë
Divjakë
Informacion paraprak
Në aksin rrugor Divjakë- Pushimi i shoferit, në fshatin Babunjë, shtetasi Altiment Qose, 44 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Ford” ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një kanal me ujë, ku për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.