Një 19-vjeçar, i identifikuar me inicialet S.B., është mbytur pasditen e sotme në qytetin e Kukësit. Policia bën me dije se i riu ishte futur për tu larë në rezervuarin e Novosejës, nga i cili nuk doli i gjallë.
Në vendin e ngjarjes janë nisur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor për të bërë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë nga rezervuari.
Njoftim paraprak: Në fshatin Novosej, në rezervuar, dyshohet se është mbytur duke u larë shtetasi S.B., rreth 19 vjeç. Menjëherë në vendin ngjarjes janë nisur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.(A.M/Faxweb.al)