17:39 | 03/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Me të gjitha votat pro, KLGJ merr vendimin për gjykatësen Mimoza Margjeka

14:39 | 14/09/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pas árrestimit të bujshëm, pritet fundosja finale për gjyqtaren Mimoza Margjeka, ja vendimi që merr sot KLGJ

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka pezulluar zyrtarisht nga detyra si gjyqtare e Gjykatës së Apelit të Korçës, gjyqtaren Mimoza Margjeka, e cila zyrtarisht është proceduar penalisht për korrupsion pasiv nga Gjykata e Posaçme. Të gjithë anëtarët e KLGJ votuan pro pezullimit të gjyqtares.

Vetë Margjeka i ka mohuar ákuzat e ngritura ndaj saj për kòrrupsion dhe është shprehur se i gjithë procesi është i montuar për shkak se ajo është e vetmja gjyqtare që vendosi të mos njohë zgjedhjet lokale të 30 Qershorit që u mbajtën vitin e kaluar.

Së bashku me Margjekën është vënë në pranga dhe bashkëshorti i saj, për të cilin është dhënë masa e arrestit me burg, ndërkohë që gjyqtarja është lënë nën masën e arrestit të shtëpisë, për shkak të fëmijës së saj të mitur.

“Shtetasit Nejton Bali, Klaudjo Zhilla dhe Skënder Demiraj (me profesion avokat), në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë konsumuar veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, parashikuar nga neni 319 e 25 i Kodit Penal, duke i dhënë shtetases Mimoza Margjeka, me detyrë gjyqtare, aktualisht e komanduar në Gjykatën e Apelit Korçë, nëpërmjet bashkëshortit të saj, shtetasit Arben Cara, një shumë prej 6.000 (gjashtë mijë) eurosh, si përfitim të paligjshëm.

Kjo shumë parash, është dhënë me qëllim ndryshimin e masës së sigurimit, nga “arrest në burg” në “garanci pasurore”, ndaj shtetasit Orion Bali, i arrestuar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”, parashikuar nga neni 298/3 i Kodit Penal. Në shkëmbim të përfitimit të paligjshëm ka rezultuar se Gjykata e Apelit Korçë ka ndryshuar masën e sigurimit nga “arrest në burg” në “garanci pasurore”, për këtë shtetas”, thuhej në njoftimin e SPAK teksa njoftoheshin masat e arrestit.

(E.K/Faxweb.al)

Pas

‘Integrimi i Shqipërisë duhet të vijojë’, kryeministri Conte: Ballkani mund të kthejë sytë nga Turqia,Kina dhe Rusia

Para

Dënimi i pazakontë/ Kush nuk mban maskë, detyrohet të hapë varre

Para
Koreano jugorët mendojnë për personat me syze, në fund të vitit sjellin maskën me bateri që shmang avullin

Dënimi i pazakontë/ Kush nuk mban maskë, detyrohet të hapë varre

Discussion about this post

 



Të Fundit

Deputetët e opozitës braktisin seancën plenare, ministri Balla: “Ora 5, ora e mirë për gjumë”

Nën hetim për shpërdorim detyre, Gjykata pezullon nga detyra drejtorin e Arsimit Parauniversitar Durrës

Rikthehen arkeologët në Kalanë e Gjirokastrës, evidentohen dëshmi të shekujve IV-VI

Zjarri në vendgrumbullimin e mbetjeve në Elbasan, situata ende dinamike

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Nevaldo Hajdarajt, mbetet dënimi me 12 vite burg për vrasjen e Klodian Rashës

Vrau me thikë një person në Ravenna të Italisë kur ishte i mitur, policia shqiptare e arreston në Vlorë pas 25 vitesh arrati

Lufta në Ukrainë/ Donald Trump do të bisedojë në telefon me Putin dhe Zelensky-n

Ushtria ruse konfirmon vrasjen e një gjeneralmajori në rajonin kufitar me Ukrainën

Aksident në Rrugën e Arbërit, dy të plagosur jashtë rrezikut për jetën

Zjarr në Elbasan, nisin ndërhyrjet nga ajri

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.