Dy persona janë plagosur ditën e sotme në një lokal në Durrës, pasi një bombul gazi u përfshi nga flakët.
Mësohet se të plagosur kanë mbetur pronari i lokalit, shtetasi me inicialet M.B., 67 vjeç, si dhe një kliente me inicialet M.K., 35 vjeçe.
Fatmirësisht të dy të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.Grupet hetimore ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjeve.
Njoftimi:
Durrës/Informacion paraprake
Më datë 21.09.2021, rreth orës 14:45,në Kallm, Durrës, dyshohet se si pasojë e rrjedhjes së gazit ka marrë flakë dhe më pas ka shpërthyr një bombël gazi në lokalin e shtetasit M. B.
Nga shpërthimi i bombulës së gazit janë lënduar shtetasit M. B., 28 vjeç (pronari i lokalit) dhe shtetasja M. K., 35 vjeçe, (kliente), të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jahstë rrezikut për jetën.
Grupet hetimore ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjeve.
(E.H/Faxweb.al)