Presidenti Ilir Meta ditën e sotme ktheu ligjin për “Tatimin mbi Vlerën e Shtuar” që ishte pjesë e buxhetit të vitit 2022.
Ndërsa Komisioni i Ekonomisë është kundërpërgjigjur duke rrëzuar dekretin e presidentit përsa i përket “Buxhetit 2022”, mbi taksat kombëtare të ndryshuara dhe tatimin mbi vlerën e shtuar.
Në argumentet që jep kreu i shtetit, thotë se “në tërësinë e tij është një plan financiar antisocial, ka mangësi shqetësuese të transparencës në lidhje me shpenzimet dhe politikat fiskale; paraqet problematikë shumë shqetësuese në lidhje me nivelin e borxhit publik, përdorimit dhe efektit ekonomik të tij; mungon mbështetja reale për sektorët e ekonomisë dhe në mënyrë të veçantë për bujqësinë; mungon mbështetja e nevojshme buxhetore për shtresat në nevojë për kurimin ndaj infeksionit Covid-19, të cilët trajtohen në shtëpi dhe jashtë sistemit spitalor”.
Sipas Presidentit Meta, në këtë buxhet, treguesit krahasues me vendet e rajonit, janë selektivë dhe nuk pasqyrojnë realisht gjendjen ekonomike dhe sociale të Shqipërisë në raport me këto vende.
Në vitin 2020, Shqipëria ka produktivitetin më të ulët krahasuar me vendet e rajonit. Ndërsa borxhi publik për banorë e rendit vendin tonë të tretin pas Malit të Zi dhe Serbisë. Një panoramë më e qartë e këtij treguesi, reflektohet në tabelën e mëposhtme.