Edhe pse ministria e shëndetësisë dha leje për rifillimin e transportit publik, linjat urbane deklarojnë se nuk do të dalin në rrugë gjatë ditës së nesërme. Nuk dihet ende nëse ky do të jetë një vendim i unifikuar i të gjitha shoqatave, të cilar refuzojnë që të dalin në rrugë me kushtet e vendosura, dhe me protokollet e miratuara nga dy prej ministrive.
Njoftimi i shoqatave të transportit: Bazuar në fjalimin e fundit të Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale po Ju bëjmë me dije se Unioni i Operatoreve të Transportit Publik nuk mundet të rifilloi shërbimin për sa kohë nuk është plotësuar asnjë nga pikat e kërkuara.
Me anë të kësaj deklarate përgënjështrojmë Ministren e Shëndetsisë, e cila tha: “Hiqen kufizimet për transportin publik”.
Për sa kohë është në fuqi Urdhri i Ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës Nr.169 dt.5/6/2020 operatorët e transportit publik nuk e kanë të mundur të përballojnë kostot e respektimit të këtij protokolli, si finaciare ashtu edhe ligjore.
Discussion about this post