Policia e Vlorës ka arrestuar ditën e sotme një 47-vjeçar, i cili kanosi me mjet prerës thikë djalin e tij. Ngjarja e rëndë ndodhi në ambientet e banesës në lagjen “Pavarësia” të qytetit, teksa ndërhrja në kohë e uniformave blu solli shmangien e një krimi të rëndë që mund të kishte tronditur familjen nga Vlora.
Policia bëri arrestimin e 47-vjeçarit, ndërkohë që materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Njoftimi i plotë i policisë: Vlorë
Policia parandalon një ngjarje kriminale në familje. Ndërhyrja në kohë dhe me profesionalizëm e shërbimeve të Policisë Vlorë parandaloi përshkallëzimin e mëtejshëm të ngjarjes.
Kanosi me mjet prerës djalin e tij, vihet në pranga 47-vjeçari.
Sekuestrohet një mjet prerës (thikë).
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas njoftimit se në lagjen “Pavarësia”, në ambientet e banesës, shtetasi A. B. kishte ushtruar dhunë fizike dhe po kanoste me mjet prerës (thikë) djalin e tij, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës dhe shoqërimin e shtetasit A.B.
Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. B., 47 vjeç, banues në Vlorë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Dhuna në familje”.