19:06 | 28/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Votimi elektronik dhe identifikimi biometrik/ Gjiknuri i përgjigjet ‘flakë më flakë’ Bylykbashit: Nuk është listë dëshirash, debati artificial

21:25 | 28/05/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Votimi elektronik dhe identifikimi biometrik/ Gjiknuri i përgjigjet ‘flakë më flakë’ Bylykbashit: Nuk është listë dëshirash, debati artificial

Ka përfunduar takimi i Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore që u mbajt në Pallatin e Kongreseve dhe ka zgjatur për rreth 4 orë.

Përfaqësuesi i mazhorancës Damian Gjiknuri gjatë përfundimit të Këshillit Politik tha për gazetarët se debati për votimin elektronik dhe implmentimin e teknologjisë në zgjedhje ishte një debat artificial, kjo pasi identifikimi elektronik sipas tij kërkon implementim të gjerë dhe duhet të shtrihet në të gjithë vendin.

“Sot kishim mbledhjen ku u trajtua roli i policisë, parandalimi i krimit zgjedhor, masat ekstreme që kërkon opozita përfshirë edhe kamerat. Kemi debat edhe për përfshirjen e teknologjisë në zgjedhje. Për mua është debat artificial. Ne kemi rënë dakord për votim elektronik në zgjedhje. Kërkohet identifikimi i zgjedhësve dhe përfshirja ku është e mundur të votimit dhe numërimit elektronik. Ne duam, por ODIHR thotë se teknologjia duhet të përfshihet gradualisht dhe në mënyrë të qartë. Nuk është çështje dëshire, por duhet parë. Kjo nuk është listë dëshirash, por duhet të shikojmë a arrin të implemtohet masivisht.

Jemi dakord për teknologjinë. Por zgjedhjet nuk mund të vihen në diskutim, është apo jo teknologjia. Uroj që kjo të mos përdoret si sebep. Kemi rënë dakord për hapje të kutive normalisht, monitorimi i qendrave të votimit me kamera etj. Por ne nuk kemi dhënë dot garanci 100 përqind. ODIHR ka kthyer përgjigje e thotë se rekomandohet se teknologjia nuk duhet më shumë se 10 përqind e duhet bërë shkallë shkallë. Por edhe votimi tradicional njihet nga ndërkombëtarët”, tha Gjiknuri.

Në lidhje me depolitizimin e zgjedhjeve, Gjiknuri u shpreh se maxhoranca ka rënë dakord për këtë pikë, kurse shtoi se opozita kërkon përfaqësues politik.

“Ne jemi për depolitizim të administratës zgjedhore. Mirëpo, opozita u tërhoq. Dispozitat janë gati. Ka vend edhe për propozimet që ka dhënë opozita. Besoj se kemi formulë alternative kompromisi. Por jo cdo dëshirë mund të kthehet në realitet. Për praninë e policisë në zgjedhje, nuk ka model që të ketë drejtor policie për zgjedhje. Kjo nuk njihet në asnjë vend të botës.

Policia nuk është vetëm për organ i përkohshëm për zgjedhje. Policia ka misione të tjera. Ka standard për policimin. Zonja Hajdari dhe të tjerët kërkojnë sisteme të ndryshme. Cështja e sistemit do të lihet pas miratimit të Kodit Zgjedhor. Megjithatë, nëse të gjitha partitë bien dakord për një sistem atëherë jemi dakord”, vlerësoi Gjiknuri.

Përfaqësuesi i opozitës Oerd Bylybashi tha para mediave se maxhoranca nuk është e gatshme të pranojë votimin elektronik dhe identifikimin biometrik.

Sipas Bylybashit, pa arritur kompromis për këtë çështje është e vështirë të arrihet kompromis për çështje të tjera si administrata zgjedhore, administrimi i zgjedhjeve nxjerr rezultatin.

Etiketa: damina gjyknuri
Pas

“Zgjedhorja”, Rudina Hajdari: Bëra kërkesë ndaj ekspertëve të ODIHR-it. Çfarë pritet të ndodhë nesër

Para

Vetëm apo me opozitën e bashkuar, Lulzim Basha “thyen heshtjen”, zbulon si do shkojë PD në zgjedhje

Para
Vetëm apo me opozitën e bashkuar, Lulzim Basha “thyen heshtjen”, zbulon si do shkojë PD në zgjedhje

Vetëm apo me opozitën e bashkuar, Lulzim Basha "thyen heshtjen", zbulon si do shkojë PD në zgjedhje

Discussion about this post

 



Të Fundit

Gjendet një trup i pajetë pranë “Urës së Drinit të Zi” në Kukës, nuk dihet ende identiteti i tij

Hyri me makinë në autostradë në drejtim të kundërt dhe shkaktoi 4 viktima, shoferi 82-vjeçar nuk kishte fjetur për dy ditë

Trump njofton armëpushimin mes Tajlandës dhe Kamboxhias. Presidenti i SHBA: Në 6 muaj kam mbyllur disa luftëra

SHBA i kërkon Izraelit të sigurojë ushqim për palestinezët në Gaza

Situata në Lindjen e Mesme, Putin dhe Netanyahu zhvillojnë një bisedë telefonike, diskutojnë për Sirinë dhe Iranin

Trump përmend Kosovën dhe Serbinë: Po të mos isha unë, do të ndodhnin 6 luftëra

Franca “e zemëruar” kritikon marrëveshjen tregtare SHBA-BE: Ky është dorëzim

Shembje e frikshme shkëmbinjsh në një plazh të Anglisë, pushuesit i shpëtojnë për pak tragjedisë

Kryeministri francez: Marrëveshja tregtare SHBA-BE, një ditë e errët për Evropën

Sërish zjarr në fshatin Dukat i Ri, flakët e favorizuara nga era u afrohen banesave, shërbimet zjarrfikëse në terren

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.