Është ndarë nga jeta në moshën 80-vjeçare ish-kreu i OKB-së Kofi Anan. Lajmi u bë i ditur nga BBC.
Kofi Atta Annan i lindur në Ganë në vitin 1938 është një diplomat ganez që ka qenë sekretar i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara që nga dhjetori 1996.
Mandati iu përtëri në vitin 2002, që do të thotë se ai ishte sekretar gjeneral i OKB-se deri në dhjetor 2006. Në vitin 2001 Kofi Annan mori çmimin Nobel për paqe. Annan ka qenë sekretar i përgjithshëm gjatë luftës së Kosovës, dhe luftës në Irak.
Ai e ka quajtur të paligjshëm pushtimin e Irakut. Gjatë mandatit të dytë, Annan është akuzuar për korrupsion, pasi u bë e ditur se djali i tij Kofi Annan kishte pranuar të holla nga një kompani zvicerane, në lidhje me ndarjen e kontratave në programin për Irakun “Naftë për ushqim”.
(E.K/Faxweb.al)